GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve

09:23 - 26/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një Strategji për Menaxhimin e Financave Publike që zbatohet nga Ministria e Financave në përgjithësi është përmbushur përveç monitorimit të kontratave koncesionare me Partneritet -Publik-Privat (PPP), me të cilat duket se ka dështuar.

Siç bën të ditur Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor. Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit.

Rezultatet e monitorimit të Strategjisë për vitin 2021 tregojnë se “Objektivat që synojnë përmirësimin e procesit të monitorimit të investimeve publike, duke përfshirë projektet PPP dhe koncesionet nuk u arritën siç ishin parashikuar për vitin 2021”, thuhet në analizën që Ministria e Financave publikoi në kuadër të monitorimit të Strategjisë së Financave publike për vitin 2021.

“Objektivi i produktit në lidhje me raportin e kontratave të monitoruara nga MFE kundrejt totalit të kontratave të nënshkruara (PPP dhe Koncesione) nuk u arrit siç ishte synuar për vitin 2021, por megjithatë ka bërë progres. Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2021, MFE ka arritur të marrë informacion nga Autoritetet Kontraktuese për 184 nga 228 kontrata. Me informacionin e marrë deri më tani, MFE ka arritur të monitorojë rreth 81% të të gjitha kontratave (PPP dhe koncesione)”, raportoi më tej Ministria e Financave.

Raporti i financave thekson se, ka pasur mungesë progresi në procesin e monitorimit të kontratave PPP për shkak të mungesës së raportimit periodik nga Autoritetet Kontraktuese.

Më tej sqarohet se, rreziqet që ndikuan në zbatimin e këtij treguesi lidhen me organizimin e brendshëm dhe burimet njerëzore të Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se nuk ka qenë e mundur ndarja e roleve dhe përgjegjësive për raportim dhe gjithashtu në disa raste ato nuk kanë pasur burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin e tyre lidhur me raportimin.

“MFE-ja do të vazhdojë të ndërgjegjësojë Autoritetet Kontraktuese mbi rëndësinë e procesit të monitorimit dhe raportimit të kontratave koncesionare/PPP, duke u dërguar herë pas here shkresë zyrtare për të theksuar detyrimin e tyre për të përcjellë raporte periodike për këto kontrata në MFE”, thuhet në raport.

Puna për krijimin e një Liste të Unifikuar të Projekteve ku do të bënin pjesë edhe PPP-të, për të gjitha projektet, pavarësisht burimit të financimit, ka përparuar mirë, thekson Ministria e Financave. Një nga sfidat me të cilat përballet procesi i krijimit të një departamenti të ri është hartimi i kuadrit ligjor të unifikuar për MIP dhe PPP. Procesi i bashkimit do të kërkojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e PPP-ve.

Pak kohë më parë Banka Botërore që është edhe donatori më i madh i Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike vuri në dukje se qeveria shqiptare shpesh kanalizon shpenzimet publike në projekte jo prioritare, ndërkohë që heziton të ngrejë dhe të forcojë kapacitetet e njësisë së monitorimit të koncesioneve. MONITOR

Etiketa: financakoncensione

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë
Breaking Views

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Para
Brenda dasmës përrallore, ja sekreti që zbuloi Flori Mumajesi për Arminën dhe Shkëlzenin

Brenda dasmës përrallore, ja sekreti që zbuloi Flori Mumajesi për Arminën dhe Shkëlzenin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com