GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qindra protestues në New York kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi

09:10 - 20/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qindra protestues në New York kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të New York të enjten për të kërkuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me trysninë në rritje për të përdorur çdo mjet diplomatik për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane.

Në ekranet gjigante u shfaqen fotot e atyre që besohet se po mbahen peng nga Hamasi, përfshirë foshnjat dhe të moshuarit, ndërsa protestuesit brohorisnin për lirimin e tyre.

Mes folësve në tubim ishin edhe Ronan dhe Orna Neutra, djali 22-vjeçar i të cilëve, Omeri, mendohet se është marrë peng. Ata e përshkruan atë si një udhëheqës natyral dhe atlet të zjarrtë që drejtonte ekipet e basketbollit, volejbollit dhe futbollit në shkollën e tij.

Nipi i të mbijetuarve të Holokaustit, Omer Neutra shtyu planet për shkollën e lartë për të shkuar në Izrael, ku u bashkua me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Natën përpara sulmeve, 22-vjeçari Neutra foli në telefon me prindërit e tij, duke u thënë atyre se mezi priste një fundjavë të qetë pas një muaji patrullimi në kufi, tregoi babai i tij.

“Jemi zemërthyer dhe të shqetësuar”, tha nëna e tij. “Por jemi të përqendruar dhe të vendosur të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që Omeri të kthehet në shtëpi”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Hamasi po mban peng rreth 200 persona pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez më 7 tetor në Izrael, kur militantët vranë rreth 1400 izraelitë.

Ndërsa nuk ka asnjë listë zyrtare të amerikanëve të rrëmbyer, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, u tha gazetarëve të mërkurën se 10 nga pengjet ishin amerikanë. “Përparësia jonë kryesore është kthimi i tyre në shtëpi”, tha zoti Risch.

Protesta e së enjtes u organizua nga Këshilli Izraelit Amerikan, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqëson izraelito-amerikanët në SHBA.

Folësit në protestë, përfshirë Senatorin Chuck Schumer, udhëheqësi i parë në histori i shumicës në Senat me prejardhje izraelite, u zotuan të qëndrojnë me Izraelin dhe të luftojnë kundër Hamasit.

Amerikanët anembanë SHBA-së po protestojnë pothuajse çdo ditë në mbështetje të Izraelit ose popullit palestinez, ndërsa shfaqen hapur dallimet për konfliktin prej disa dekadash në Lindjen e Mesme.

Etiketa: Ambasada Amerikane ne Shqiperiproteste

Lajme të lidhura

Turqia rrëzon dronin e paidentifikuar mbi hapësirën e saj ajrore në Detin e Zi
Botë

Turqia rrëzon dronin e paidentifikuar mbi hapësirën e saj ajrore në Detin e Zi

20:44 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf
Aktualitet

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt
Botë

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
Para
Prostitucion në një hotel në Tiranë, procedohet 40-vjeçarja

Prostitucion në një hotel në Tiranë, procedohet 40-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com