GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

22:59 - 10/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga një rrugicë e qetë dikur, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, banorët sot jetojnë mes zhurmave të pandërprera dhe tymit, që po i mbyt brenda shtëpive të tyre. Një restorant aty pranë është kthyer në burim shqetësimi, sëmundjeje dhe ankthi.

Ardjani tregon se jeton me një aparat oksigjeni pranë shtratit. Sëmundja e mushkërive e ka izoluar në dhomën e tij, por edhe aty nuk gjen qetësi.

Tymi, erërat e vajit të djegur dhe zhurmat po ia bëjnë jetën çdo ditë e më të vështirë. Ai thotë, se pas 40 vjetësh punë nuk po merr dot frymë në shtëpinë e vet.

“Gjithë dyoksidin e karbonit e merr era dhe ma fut mua këtu. Unë kam probleme me frymëmarrjen. E kam kthyer shtëpinë në urgjencë. Në shtëpi më vjen vetëm dyoksid karboni, është krimi më i madh që mund t’i bësh një të sëmuri me mushkëri. Për të hapur një biznes ose restorant je i detyruar që të plotësosh kushtet që përmban ligji. Ne nuk kërkojmë që t’i mbyllim biznesin dhe kërkojmë thjesht që ai të zbatojë ligjin. Nuk mund të pasurohet ai njeri me jetën time. Unë jam një pensionist që kam punuar 45 vjet në media. Unë në vend të oksigjenit po thith dyoksid karboni. I patë pajisjet e mia. Më ka ardhur atje ku nuk mban më. Nuk kisha se kujt t’i drejtohesha, prandaj dhe iu drejtova kolegëve të mi”, thotë qytetari.

Pak më tutje, një tjetër banor i zonës prej katër brezash, tregon se nuk po mundet të hapë dritaret e shtëpisë, ndërsa netët i kalon pa gjumë, për shkak të zhurmave të dhomës frigoriferike dhe ajrit të ndotur.

“Përbri shtëpisë sime, distanca 10 metra është bërë një lokal. Nuk e di se me çfarë parametrash është bërë, por atje ika tuba që nxjerrin qymyr. Ka tuba ventilimi, ka bërë dhe një dhomë frigoferike me motorë të fuqishëm, nuk na lë natën të flemë gjumë. Bën si avion. Tymi fillon të dalë nga ora 12:00 deri në 23:00. Këtu i gjithë territori mbushet me erën e këtyre, nuk hapim dot një dritare”, tha qytetari tjetër.Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, menaxheri i restorantit, premtoi se brenda pak ditëve do të zhvendosë tubin e aspirimit dhe do të marrë masa për minimizimin e zhurmave./Emisioni “Stop”

Lajme të lidhura

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Maqedonia merr barazim historik në Belgjikë, nuk e lëshon kreun e grupit

Maqedonia merr barazim historik në Belgjikë, nuk e lëshon kreun e grupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com