GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qytetarja rrëfen gjendjen skandaloze të spitalit në Kumanovë

21:05 - 09/08/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetarja rrëfen gjendjen skandaloze të spitalit në Kumanovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qytetin e Kumanovës, pothuajse të gjitha repartet janë në gjendje të mjerueshme, ku duket se që nga themelimi, nuk është vendosur asnjë gur.

Kushtet e vështira në spitalin e Kumanovës duket se po vështirësojnë edhe më shumë gjendjen e pacientëve.

Shërbimi, kushtet, mungesa e aparateve dhe papastërtia janë prezent në secilin institucion mjekësor, theksojnë pacientët.

Një shtetase e Turqisë, javën e kaluar u shtrua në spitalin e Kumanovës. Ajo enkas për gazetën KOHA tha se një ballafaqim me kushte të mjerueshme, nuk e kishte përjetuar ndonjëherë.

“Qëndrimi aty ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjienës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi.

Këto kushte pas këtyre viteve i pashë vetëm këtu, tek ne edhe trajtimi është ndryshe, sjellja e motrave nuk më pëlqeu aspak”, deklaroi Mevlude Serbest, shtetase e Turqisë.

Derisa në të kaluarën ish Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se në spitalin e Kumanovës ka një numër të mjaftueshëm të pajisjeve mbrojtëse dhe ajo vazhdimisht plotësohet, pacientët mohojnë se në repartet e spitalit ka pajisje të mjaftueshme.

“Përpos kushteve që tani më të gjithë i dimë, aty mungojnë edhe shumë pajisje, ku për çdo kontroll apo incizim, duhet të vijmë deri në spitalin e Shkupit. Kurse në spitalin e Kumanovës, si spital regjional i duhet një aparat për rezonancë magnetike”, deklaroi për KOHA, Reshat Hajdari, pacient.

Nga ana tjetër doktor Ylber Isufi, zëvendës drejtor në repartin e intern dhe pediatrisë, deklaroi për KOHA se ndihmat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të pamjaftueshme nga numri që posedon spitali i Kumanovës.

“Spitali në qytetin e Kumanovës i përfshin edhe komunat dhe fshatrat e tjera përreth, këtu vizitohen 150 mijë pacient dhe sigurisht që na nevojiten pajisje të shumta, pavarësisht disa ndihmave nga Ministria e Shëndetësisë.

Unë personalisht e kam marrë iniciativën, duke shkuar në shtetin e Katarit për ndihma financiare, ku pas dorëzimi të planit, kompanitë dhe shoqatat humanitare kanë ofruar një milion euro për repartin e interno-së dhe pediatrisë”, theksoi dr. Ylber Isufi, zëvendës drejtor në spitalin e Kumanovës.

Ai shtoi se shoqatat humanitare të Katarit kanë premtuar renovimin e objekteve dhe sigurimin e shtretërve e nevojave tjera mjekësore.

Për sa i përket pajisjeve të avancuara Isufi tha se pavarësisht nevojave që të gjithë repartet në Maqedoni kanë, qytetit të Kumanovës i nevojitet një aparat për rezonancë magnetike.

“Nevojat për kushtet elementare ka secili repart në Maqedoninë e Veriut, mirëpo për sa i përket aparatit për rezonancë magnetike, ka kërkesa nga të gjithë qytetarët duke marrë parasysh se 7.5 për qind e popullsisë janë pacient të spitalit të Kumanovës.

Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë t’i vizitoj këto reparte dhe të bisedojmë për nevojat që ka spitali”, deklaroi Isufi. Ndryshe, përveç mungesës së kushteve infrastrukturore, në spitalin e Kumanovës kemi edhe mungesë të stafit mjekësor. Shpesh herë spitali është në mungesë të anesteziologëve dhe motrave medicinale.

Etiketa: kushte skandalozeRMVspitali i Kumanoves

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Mjeti fundoset në rezervuarin e Çerkezës, nuk dihet gjendja e shoferit dhe pasagjerëve

E tmerrshme në Fushë Arrëz, mbytet një fëmijë në rezervuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com