GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë

07:36 - 19/06/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Popullsia e Shqipërisë u reduktua edhe mbi 31.8 mijë persona, apo rreth 1.1%, në vitin 2022, por disa qarqeve patën rënie gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Përveç Tiranës, popullsia e të gjitha qarqeve ishte me rënie, por në ato të Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës reduktimi ishte më i fortë se në tjerat.

Të dhënat e INSTAT, që marrin në konsideratë llogaritjen vjetore të popullsisë, tregojnë se, popullsia e Gjirokastrës pati rënin më të fortë vjetore me 3.5%. Ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.

Normat e larta të vdekjeve, largimeve dhe rënia e lindjeve po e çojnë Gjirokastrën drejt shuarjes, edhe pse qarku është një nga destinacionet më të preferuara për turizëm.

Berati renditet i dyti me tkurrjen më të fortë vjetore të popullsisë me rreth 3.1%. Popullsia e këtij qarku u reduktua me mbi 3600 persona brenda një viti.

Dekadën e fundit, Berati po pëson një tranzicion demografik me të fortë të qarqet e tjera. Këto zhvillime po reflektohen në reduktimin më të fortë të popullsisë që gjithashtu po ul normës së lindjeve.

Berati është një nga qarqet më potencialet më të mëdha të turizmit. Qyteti 2000 vjeçar po përthith nga viti në vit mijëra turistë nga e gjithë bota, teksa malet për rreth, me kanionet e Osumit dhe potencialet për zhvillimin e bujqësisë janë motive për të rritur popullsinë e zonës dhe jo për tkurrjen e saj.

Në 1 janar 2021, INSTAT e llogariti popullsinë e Beratit në 111,431 banorë nga 115,050 që ishte më 1 janar 2021.

Pas Beratit, norma e më e lartë rënies se popullsisë ishte në Dibër me 2,9%. Edhe pse qarku u lidh me Kryeqytetin nëpërmjet rrugës së re që shkurtoi distancën në pak më shumë se një orë, sërish zona po braktiset me shpejtësi edhe pse vendi ka traditë dhe potenciale të mëdha të burimeve natyrore në industri dhe turizëm.

Pas Dibrës, normën më të lartë të rënies të popullsisë e pati Lezha me 2.6% brenda një viti. Qarku që ka një turizëm bregdetar, që po zhvillohet fort vitet e fundit, u pakësua me 3100 banorë vitin e kaluar, teksa bizneset në zonën janë në emergjencë për punonjës.

Gjithashtu rënie të popullsisë me shumë se mesatarja kombëtare kishin qarqet e Elbasanit (2.5%), Fierit me (2.4%) dhe Korça me (2.5%).

Rënia e popullsie është problemi me serioz që po kalon vendi në dekadën e katërt të tranzicionit. Emigracioni ishte i fortë në tre dekadat e fundit, mirëpo po tani kur popullsia në total është zvogëluar ndjeshëm dhe është plakur, pasojat e zbrazjes janë shumë të dukshme.

Mungesa e kapitalit human është shndërruar në emergjencë për komunitetin e biznesit, të cilët po e rendisin si shqetësimin kryesor.

Që nga kur u regjistruan për herë të fundit, popullsia dhe banesat në vitin 2011, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme.

Matjet e tërthorta të INSTAT tregojnë se, janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit 230 mijë deri në 600 mijë persona.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qarqet drejt qendrës së vendit. Qeveria që është operatori më i madh në ekonomik duket se, po bën investime në disa zona që në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë banor.

 

 

Etiketa: BeratPopullsiUNESCO

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 19 Qershor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com