GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Radiografi e gjendjes ku jemi”, Jorida Tabaku komenton Progres Raportin e BE për Shqipërinë

13:58 - 13/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Radiografi e gjendjes ku jemi”, Jorida Tabaku komenton Progres Raportin e BE për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për mediat deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku komentoi Progres Raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, ku evidentohej ndër të tjera dhe ligji i Amnistisë Fiskale.

Ajo u shpreh se analiza është një radiografi shumë e mirë e  gjendjes në të cilën ndodhet vendi ynë.

“Do të kisha pritur që qeveria  të kishte një angazhim të rritur, por kjo nuk reflektohet në raport.”, tha Tabaku.

Pjese nga fjala e  deputetes Jorida Tabaku:

Më shumë se një premtim për paqen dhe sigurinë në Europë.
Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi.

Progres raporti dhe Raporti I Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE.

Raporti i Zgjerimit konfirmon se edhe në kushtet e luftës në Ukrainë dhe sulmit të Rusisë vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të unifikuar në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Një hap pozitiv në një klimë jo dhe aq pozitive për kontinentin.

Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin.

Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë.

  1. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet.
  2. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri.

Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Edhe këtu referenca është për aferën e inceneratorëve. Një aferë e dorëzuar në SPAK më herët nga PD (tetor 2020) dhe më tej vazhduar edhe nga PD në Komisionin Hetimor të Inceneneratorëve. Një aferë që unë personalisht, si çdo shqiptar, shpresoj dhe uroj por edhe nxis që SPAK t’i shkojë deri në fund.

 

Etiketa: Jorida TabakuPartia DemokratikeShqiperi

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
“Burgu për burrat është”/ Vrau babë e bir, vëllai tregon telefonatën e fundit të Fiqiri Mjeshtrit

“Burgu për burrat është”/ Vrau babë e bir, vëllai tregon telefonatën e fundit të Fiqiri Mjeshtrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com