GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rafaelo” përjashtohet 6 muaj nga tenderat, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:48 - 12/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Rafaelo” përjashtohet 6 muaj nga tenderat, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë me fond 9 milionë lekë të reja ose rreth 90 mijë euro.

Shoqëria me seli kryesore në zonën e Kthesës së Kamzës, në Tiranë, me aksioner të vetëm Mark Gjinaj, u shpall fitues në një tender të zhvilluan nga pushteti lokal në Divjakë për blerje mjete niveli (rul dhe grejder), të zhvilluar në periudhën shtator-tetor 2024.

“Rafaelo 2002” u shpall paraprakisht fitues, ndërkohë që dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse u skualifikuan për mos-plotësim kriteresh. Pas shpalljes së rezultatit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) zhvilloi një procedurë verifikimi.

Në foto: APP përjashtoi kompaninë “Rafaelo 2002” për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera

Në një dokument të konsultuar nga “Boldnews.al”, Agjencia e Prokurimit Publik thotë se e ka nisur kontrollin, pasi një informacioni të marrë prej Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, një strukturë që monitoron dhe mban regjistrat e të punësuarve në Shqipëri.

Në përfundim, APP konstatoi se “Rafaelo 2002” kishte paraqitur të dhëna të rreme, me qëllim kualifikimi në tenderin 90 mijë euro të Bashkisë së Divjakës.

Pas këtij konstatimi, Agjencia e Prokurimit Publik vendosi pezullimin e shoqërisë “Rafaelo 2002” për pjesëmarrje në tendera publikë për një periudhë 6-mujore, sipas vendimit nr. 49, datë 8 Korrik 2025.

“Rafaelo 2002” është një shoqëri aksionere, e regjistruar në vitin 2002 dhe aktualisht është në pronësi 100 përqind të biznesmenit Mark Gjinaj.

Kompania private është e njohur edhe për pronësinë e një hoteli me 5 yje në zonën bregdetare të Shëngjinit, në Lezhë.

Në foto: Hotel-resort “Rafaelo” në Shëngjin, Lezhë

Pak kohë më parë, hotel “Rafaelo” ishte subjekt i një raportimi të kryer nga media italiane, “Domani”, e cila shkruante se aty do të akomodohen për një vit forcat italiane të rendit, të angazhuar për sigurinë e kampit të Gjadrit, ku do të akomodohen përkohësisht emigrantët nga vendet e treta që synojnë Italinë dhe vendet e Bashkimit Europian.

Në artikullin e publikuar në 13 dhjetor 2024, me titull: “Resorti me 5 yje për policët italianë në Shqopëri është i një miku të partisë së Ramës”, thuhej se hotel “Rafaelo” kishte nënshkruar kontratë një-vjeçare me Ministrinë e Brendshme të Italisë për akomodimin e forcave të sigurisë.

“Pas shpalljes së shpenzimeve prej 9 milionë eurosh nga Ministria e Brendshme për të mbuluar vitin dhe akomodimin e 295 policëve në resortin luksoz “Rafaelo” për një vit, Ministria e Drejtësisë po përgatitet të mbyllë një “procedurë negociate” me vlerë mbi 993 mijë euro për ofrimin e vakteve për oficerët e burgjeve nga dhjetori 2024 deri në dhjetor 2026”, thuhej ndër të tjera në artikullin e platformës mediatike “Domani”.

Ky medium përtej Adriatikut jep edhe një përshkrim të lidhjeve të pronarit të hotelit, me eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës.

“Investigimi gazetaresk ka zbuluar se pronari i kompanisë që ka përfituar më shumë nga fondet publike të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni ka lidhje të ngushta me figura të larta të Partisë Socialiste të kryeministrit shqiptar Edi Rama”.

“Domani” shkruan më tej se pronari i resortit, Mark Gjinaj, “ka lidhje të fuqishme me klasën politike shqiptare. Në disa raste, ai shfaqet në fotografi të postuara në Facebook me sekretarin e Partisë Socialiste, Blendi Klosi (ish-ministër i Turizmit nga 2017 deri në 2021)…Klosi, një njeri besnik i Ramës, ka raporte të shkëlqyera me Gjinajn, siç raportojnë njohësit e afërt të tyre”.

Në foto: Artikulli i publikuar në platformën mediatike italiane, “Domani”

Gazetarët italianë citojnë përfaqësues të hotel “Rafaelos”, lidhur me kontratën që kanë fituar nga qeveria italiane.

“Resorti Rafaelo, në një përgjigje për gazetarët, deklaroi se “Ministria e Brendshme e Italisë ka ndjekur procedurat e caktuara nga marrëveshjet,” dhe shtoi se “ne nuk jemi të përfshirë në aspektet procedurale, politike ose vendimmarrëse të këtyre marrëveshjeve”.

Ndërkohë, të paktën deri në kohën e publikimit të atij artikulli, në dhjetor 2024, Ministria e Brendshme italiane nuk i kishte dhënë përgjigje gazetarëve të “Domani-t” mbi procedurat e ndjekura në përzgjedhjen e strukturave për akomodimin e policëve italianë të Gjadrit./Boldnews

Etiketa: italianepoliceresot

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm
Breaking Views

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm

18:42 - 19/12/25
Para
21 vatra zjarri në 24 orë/ 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

21 vatra zjarri në 24 orë/ 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com