GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin

11:19 - 04/03/26
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raketat e Iranit kanë një rreze që shtrihet më shumë nga sa mund të mendohej. Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë që tregon se raketat e Republikës Islamike mund të arrijnë deri në Europë. Me konfliktin në Lindjen e Mesme që nuk jep shenja qetësimi, është shtuar frika e një zgjerimi të tij.

Ajo që filloi si një valë sulme nga SHBA dhe Izraeli ndaj regjimit të ajatollahëve, tani sipas ekspertëve, është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që shkojnë përtej kufijve të rajonit. Dhe e rrezikuar nuk është vetëm Lindja e Mesme.

Në një deklaratë të saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shtrihen përtej rajonit” dhe përshkroi regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen globale.

Një grafik i publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje tregon një hartë me rreze goditjeje që variojnë nga 300 deri në 2,500 kilometra, duke përfshirë pjesë të konsiderueshme të Europës Juglindore brenda zonës së mundshme të kërcënimit.

Raketat balistike me rreze të mesme dhe të gjata, si Shahab-3 dhe Ghadr-110, konsiderohen më të rrezikshmet, pasi mund të arrijnë deri në 2,000 kilometra. Sipas hartës, rreziku përfshin kryeqytete si Athina, Sofja dhe Bukureshti, si dhe qytete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në rrezen më të madhe teorike, mund të përfshihen edhe kryeqytete si Budapesti, Vjena, Varshava dhe Bratislava, duke marrë parasysh distancën maksimale të raketave.

Megjithatë, mjaft analistë të pavarur theksojnë se këto përllogaritje të rrezes së raketave iraniane, janë kryesisht teorike. Aftësia reale operative e raketave varet nga faktorë të tillë si saktësia, kontrolli ajror dhe kushtet taktike, dhe nuk nënkupton se këto destinacione do të goditen automatikisht, shprehen ata.

Etiketa: BallkanIranRAKETA

Lajme të lidhura

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër
Botë

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Para
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital
Aktualitet

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26

Një 30-vjeçar është vetë-dëmtuar me thikë, veprim që dyshohet se e ka bërë në gjendje të dehur. I riu nga...

Lexo më shumë
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

18:20 - 27/03/26
Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

17:48 - 27/03/26
Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com