GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli jep 30 MLN lekë për një lojë rrëshqitëse dhe disa lëkundëse për fëmijë, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rakip Suli jep 30 MLN lekë për një lojë rrëshqitëse dhe disa lëkundëse për fëmijë, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdojnë bëmat e Rakip Sulit me tenderët abuzivë. Suli është një nga ata kryebashkiakë që po bën më shumë zhurmë dhe shpenzime për asgjë. Ne vazhdimisht kemi raportuar tenderët për shtrim rrugësh apo mbjellje pemësh, por janë shoqëruar me shkelje dhe në terren nuk ka në sjellë ndryshime.

Ndërkohë, kryetari i Kamzës ka hapur një tender për ndërtimin e një parku lojërash.

Do të donim që të paktën fëmijët të mos i zhgënjente dhe paratë të shkojnë në destinacion. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Kënd lojërash për fëmijë’, që në fakt është zhvillua nga “Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit e Treg Kamëz”, me Autoritet Prokurues, Bashkinë Kamëz. Pra, fjalën dhe firmën e fundit e hedh kryetari Suli.

Për këto lodra do të shpenzohen 30 milionë lekë, ndërsa kontrata jepet pa garë. Në tabelën më poshtë shohim se do të blihen 4 rrëshqitëse me kulla, 3 rrotulluese hekuri, 6 lëkundëse të vogla suste dhe 3 pelikundëse.

Epo tashmë edhe ju besojë e kuptoni se 30 milionë lekë janë shumë para për vetëm këto lodra, dhe nuk mund ta imagjinojmë se sa do të shpenzonte Suli nëse do të ndërtonte një park lojërash më të madh edhe më me shumë aktivitete.

Ndërkohë po të marrim  një krahasim me sa shiten këto lodra në treg shohim një diferencë të madhe në çmimi.

Këndi i lojërave që shihni më poshtë përfshinë të gjitha lodrat që kërkon Suli dhe kushton 4000 euro pasi është përdorur disa muaj. Ndërsa i ri kushton 8500 euro.

 

Duket që komisioni i tenderit ua ka futur me top çmimeve, kur ka përllogaritur fondin limit. Skandalet e këtij prokurimi nuk mbarojnë me kaq!

Edhe lodrat për fëmijët Suli i blen pa garë. Në dokumente shohim se vetëm kompania “FALGEO” sh.p.k ka paraqitur një ofertë me vlerë 28 milionë lekë. Që këtu tenderi duhej anuluar për mungesë konkurrence dhe ofertash të përshtatshme.

 

Në mungesë të një gare të rregullt, Suli ka firmosur kontratën me firmën FALGEO sh.p.k. Kontratë është vlerësuar nga Open data Albania me ‘Flamur të kuq’ duke shënuar në këtë mënyrë riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimkryetari i Kamzës ka hapur një tender për ndërtimin e një parku lojërash.Rakip Sulitender pa gare

Lajme të lidhura

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para

E premtja sjell ulje të lehtë të temperaturave, nuk do të mungojnë reshjet në zonat malore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com