GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama anashkalon kërkesat e nxënësve: Kush ka vullnet ia del pavarësisht kushteve

17:38 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama anashkalon kërkesat e nxënësve: Kush ka vullnet ia del pavarësisht kushteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku është takuar me nxënës të shkollave të këtij qyteti. Gjatë diskutimeve kreu i qeverisë dëgjoi disa nga problematikat e tyre. Mes të tjerash shumë prej nxënësve u ankuan për mungesën e këshilluesit të karrierës. Madje, disa nxënës kërkuan nga kryeministri një arsye se përse duhet të qëndrojnë në Shqipëri për të studiuar.

 Por, kryeministri  nuk iu përgjigj atyre nëse do arrijë t’i plotësojë këto kërkesa apo jo, por anashkaloi  duke iu treguar një histori të një familje të varfër nga Shkodra, ku tre vajzat mësonin në çadër dhe ishin me dhjeta. Sipas kreut të qeverisë kush guxon dhe ka vullnet ia del gjithnjë pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet.  “Unë pavarësisht pozicionit nga ku flas nuk kam ndryshuar mendim dhe mënyrën sesi e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë të marrë vendimin për veten se çfarë do të bëjë. Nuk jetojmë më deri përpara 30 vjetësh që nuk e kishim këtë dilemë. Nuk ia bënim këtë pyetje vetes që shkollën e lartë do e bëj jashtë. Në njëfarë mënyre e kishim mendjen të fjetur. Liria i ka dilemat shumë më të mëdha. Kur njeriu është përpara dilemave duhet të bëjë zgjedhjet e veta. Meqë u pyetëm këtu do ta nisja nga e kundërta, nuk do të thoja arsyet pse duhet të iki, por pse nuk duhet të iki. Në të gjitha rastet në Shqipëri, jashtë, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe që janë të vendosur. Kush guxon ia del kudo që të jetë. Pastaj sigurisht që bën zgjedhjet e veta në varësi se deri ku do të shkojë. Unë kam pasur për shkak të detyrës mundësinë në më shumë se një rast të vizitoj familje shumë të varfra, jo si ata që ankohen me iphone që s’kemi bukë, por të varfër, të varfër.

Aty kam parë fëmijë me të gjitha 10. Nuk e harroj kurrë një familje në një zonë rurale të Shkodrës tre vajza mësonin në çadër, ishin me të gjitha 10 dhe flisni  anglisht. Vinin nga një familje që jetonin nga familja e babait që punonte me një karrocë”, u shpreh Rama.

Ndërsa si për të mbuluar faktin që në shkollat tona nuk ka investime, ai tha se qeveria nga ana e saj po merr të gjitha masat për të bërë përmirësime.

Etiketa: Edi Ramakerkesanxenes

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
E rëndë, një 15-vjeçare nga Gjakova u dhunua për rreth tre muaj nga një 26-vjeçar

E rëndë, një 15-vjeçare nga Gjakova u dhunua për rreth tre muaj nga një 26-vjeçar

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com