GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama, argati me dëshirë i Serbisë

19:43 - 09/07/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Gjithë diskutimi i ditëve të fundit u përqendrua në turin ballkanik të zotit Rama nën pretekstin e Procesit të Berlinit. Në fakt nuk ishte kjo arsyeja, as protagonizmi i tij i thekur, përpara ndihmës që duhet ti jepte Vuçiç për çuarjen e çështjes së Veriut të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai do të ishte i vlefshëm për Vuçiç dhe serbët që për këtë çështje jetike për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe kombit Shqiptar të bënte indiferentin dhe ti “bashkohej komunitetit ndërkombëtar me të cilin bashkëpunonte ngushtë”!!

Asnjëherë dhe asnjë rast nuk ka pasur një mungesë qëndrimi nga shqiptarët dhe liderët shqiptarë për çështjen e Kosovës.

Që turi i Ramës në Ballkan ishte ne interes për Vuçiç janë shumë elemente që plotësojnë logjikën:

Së pari, Rama u përpoq të ‘distancohej’ nga Ballkani i Hapur, që ishte projekti i jetës së tij dhe Vuçiç, për tu bërë i besueshëm për Kosovën dhe vizitën e tij të artë.  Mospritja e Ramës nga Kryeministri Kurti ishte një goditje e rëndë për Ramën dhe pozicionin e tij të ardhshëm si përfaqësues i shqiptarëve në rajon.

Së dyti, Rama kishte kohë që përmendte situatën në Kosovë si një situatë të ngjashme me situatën në Donbas të Ukrainës. Këtë ide, që ju shërben politikave serbo-ruse për të tërhequr paralele midis dy konflikteve, e shpreh hapur edhe Vuçiç, i cili sipas medias ndërkombëtare ka thënë se ‘Albin Kurti si Zelenski kërkon të bëjë një kundër-ofensivë në Veriun e Kosovës për të bërë spastrim etnik ndaj serbëve sic po bën ushtria ukrainase në Donbas’…unë do flas me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe do të kërkoj trajtimin e kësaj çështje në Këshillin e Sigurimit”.

Rikthimi i çështjes së ‘Donbasit’ në konferencën për shtyp në Beograd ishte një ngritje topi për presidentin Vuçiç, i cili pasi mori përgjigjen idiote të Ramës ‘që do ta diskutojmë me partnerët tanë ndërkombëtare” duke marrë në heshtje neutralitetin e Shqipërisë dhe zgjidhjen e çështjes nga të mëdhenjtë e politikës botërore, vazhdoi të bisedojë me Makron dhe ta bëjë një çështje konkrete për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dje zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Zakharova, deklaroi që Rusia përkrah zhvillimin e një sesioni special për Veriun e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kërkesa për një sesion special mundet edhe kur 9 vende nga 15 janë dakort me propozimin.

Pra, indiferenca e Ramës rëndon dyfish, aq më tepër që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën 2022-23, dhe jo vetëm nuk ka ndërmarrë një aksion sensibilizues në favor të Kosovës për atë që kërkojnë serbët, por mbështet rrezikun  që mund të sjellë ridiskutimi i kësaj cështje në Këshillin e Sigurimit, ku janë vendim-marrës edhe Kina dhe Rusia.

Jetojmë në një kohë kur kompromiset e mëdha dhe pragmatiste për të shmangur luftën po bëhen gjithmonë e më prezente. Revizionizmi i Rusisë për të rritur zonat e influencës në Europë dhe në Ballkan ka rritur edhe veprimin e perëndimit në gjetjen e kompromiseve momentale për të mos rrezikuar paqen. I vetmi ndryshim është se në konfliktin në Veriun e Kosovës ka vetëm një palë dhe këta janë nacionalistët serbë që edhe provokojnë edhe marrin rolin e paqedashësit. Fatkeqësisht në këtë konflikt po shikojmë që qeveria Shqiptare dhe Rama jo vetëm janë non-ekzistentë në mbrojtjen e interesit kombëtar por janë bërë zgjatim i interesave revizioniste të Serbisë. /Syri.net/

Etiketa: Agim Nesho

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
‘Bëjnë gjueti shtrigash’, Berisha: Të rikthejmë në kuvend ligjin e Lustracionit

Berisha: Rama emëron ‘Tualetin’ ministër për ta shpëtuar nga arrestimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com