GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë sërish ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren. Ai parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, për evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre.

Rama sot pritet të të njoftojë edhe ndryshime në kabinetin e tij.

Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë.

Që prej 2013, kur erdhën në pushtet socialistët, Sala është ministrja me jetëshkurtër e shëndetësisë. Albana Kociu, pararendësja e saj në këtë detyrë, qëndroi 2 vjet si ministre, Ogerta Manastirliu e drejtoi këtë dikaster për plot 6 vjet, ndërsa Ilir Beqja, që ishte ministri i parë i qeverisë Rama, qëndroi për 4 vjet.

Ndërkohë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se Rama do të heqë edhe 5 ministra të tjerë nga kabineti.

“Ky do të heqë 5 të tjerë e ka zhvlerësuar qeverinë ky është vetëm në vendimmarrjen e vet dhe siç do të marrë gjithë lavdinë ashtu duhet të marrë edhe turpin e dështimit. Ministrat vijnë nga hiçi. Kjo ishte dikushi nga ana profesionale. Nuk ka hapësirë një ministër për të marrë vendime vete të gjitha firmos e vulos”, tha ai.

Edhe kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar ndyshime nga qeveria Rama në vjeshtë.

“Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij”, tha Berisha.

Jo vetëm Peleshi, por Berisha thotë se do të ketë edhe lëvizje të tjera në qeveri.

“A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh”, vijoi Berisha.

Etiketa: deputeteRama

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte
Breaking Views

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte

23:00 - 15/10/26
Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)
Breaking Views

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua
Aktualitet

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte
Breaking Views

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte

23:00 - 15/10/26

Në Tiranë vijon protesta e dhunshme, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar herë pas here. Në studion e...

Lexo më shumë
Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

21:39 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com