GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama dëshmon për inceneratorët, Meta: Të flasë drejtësia me fakte

14:33 - 23/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti paralajmëron: Jam Ilir Meta o superbudallenj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet para Komisionit Hetimor dhe po dëshmon për inceneratorët, presidenti Ilir Meta ndodhet në Durrës për shkak të një aktiviteti, ku komentoi ndër të tjera edhe këtë aferë korruptive.

Meta tha se është përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë të flasin për inceneratorët, në bazë të provave dhe fakteve dhe për të ndaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve. Ndër të tjera Meta u bëri thirrje qytetarëve në të 6 bashkitë e vendit që të votojnë për të vendosur të ardhmen e tyre.

“Është kënaqësi që jam në Durrës meqenëse jemi para datë 6 mars duhet të theksoj se demokracia është vendore, lokale dhe duhet një rritje e përgjegjësisë së qytetarëve për të përmirësuar veten e tij për një qeverisje sa më të hapur. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep demokracia që të kenë të drejtë të kërkojnë llogari. Për inceneratorët, është përgjegjësia e institucioneve  të drejtësisë të flasin për këtë çështje, në bazë të provave dhe fakteve dhe për të ndaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve. Kërkohet sa më shumë efektivitet”, tha Meta.

Sipas opozitës, ndërtimi i 3 impianteve në Elbasan, Fier dhe Tiranë është kryer në procedura të jashtëligjshme dhe korruptive duke çuar një dëm total ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 430 milionë euro. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është arrestuar për këtë çështje me akuzën ‘korrupsion’, ndërsa SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 3 pronarët e kompanive përfituese të koncesionit, Stela Gugallja, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Etiketa: metaRama

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Dasmë përrallore në Maldive, martohet djali i këngëtares së njohur shqiptare

Dasmë përrallore në Maldive, martohet djali i këngëtares së njohur shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com