GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

‘Rama e ka deklaruar se është vëlla me Vuçiçin, anulimi i mbledhjes ‘atentat’ ndaj Kurtit’

21:04 - 13/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Rama e ka deklaruar se është vëlla me Vuçiçin, anulimi i mbledhjes ‘atentat’ ndaj Kurtit’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Agim Sopi tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka deklaruar vetë se e ka vëlla presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar anulimin e mbledhjes mes dy qeverive shqiptare të planifikuar për të mërkurën në Gjakovë.

Sopi tha se politikisht ajo që ka thënë Rama më herët do të thotë shumë. Ai përmendi edhe “bizneset e fëlliqura” ku janë përfshirë Rama e Vuçiç, sipas tij. “Edi Rama kaherë e ka deklaruar veten vëlla të Vuçiqit. Politikisht kjo do të thotë shumë. Ka hyrë në biznese të fëlliqura me Vuçiçin, ka edhe shumë informacione të tjera të pista të këtij lloji. Bizneset e pista mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë që nga koha e Enver Hoxhës”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Sopit, anulimi i mbledhjes nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe, por siç thotë ai, ka rëndësi momenti. Ka konsideruar se ky është një “atentat” ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe që është thikë pas shpine ndaj Kosovës.

“Nuk është një fatkeqësi anulimi, sepse këto mbledhje qeveritare janë mbajtur si ceremoniale. S’kanë dhënë ndonjë rezultat asnjëherë. Kanë qenë më shumë ceremoniale sesa që kanë kontribuar në integrimin e popullit shqiptar. Fatkeqësia e dështimit kësaj radhe është momenti. Momente të vështira të tilla kanë dështuar takimet me krerët shqiptarë. Kujtojmë kthimin nga Rambuje kur Ibrahim Rugova është detyruar të qëndrojë në aeroplan në Rinas dhe të takohet me krerët e shtetit shqiptar sepse ka pasur informacione se po i përgatitet një atentat. Anulimi i kësaj konference është një ‘atentat’ ndaj kryeministrit Kurti. Jemi në një situatë luftë në veri dhe në vend që të kërkojë Rama takim urgjent me Kurtin, ai kërkon takim mes nga dy ministra. Është një presion që vëllai i madh ia bën vëllait të vogël”, tha Sopi.

Etiketa: RamaVucic

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Trump në pranga, ja çfarë pritet që të ndodhë gjatë daljes në Gjykatë

Trump në pranga, ja çfarë pritet që të ndodhë gjatë daljes në Gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Lexo më shumë
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com