GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama: Edhe Kadastra kalon online, mbyllen sportelet

18:37 - 05/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga “Çështja Beketi” përfiton edhe miku i Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama njoftoi sot nga Fieri se shërbimi i Kadastrës për qytetarët do jepet online. Ai u shpreh gjatë një takimi me qytetarët se ashtu si kanë vepruar me shumë shërbime të tjera edhe ky sektor do të mbyllë dyert dhe qytetarët do të bëjnë aplikimet e tyre online.

Rama tha se brenda muajit do të bëhet edhe prezantimi i këtij ndryshimi që do të fillojë në Kadastër.

‘Unë mendoj që ata që na kanë votuar e votuar, e votuar nuk mund të presin edhe 10 vjet të tjera për të mos pasur më andralla për shembull me Kadastrën. Për të mos pasur më tortura në marrjen e titullit të pronësisë. Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta. Nëse nuk e themi këtë të vërtetë dukemi sikur jetojmë jashtë realitetit ose sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë.

Ne nuk mund të pajtohemi kurrë as me këtë dhe as me të vërteta të tjera që janë pjesë e një procesi dhe kësaj kontrate që kërkuam që qytetarët e nënshkruan me votën e 14 Majit. Tani jemi ne që duhet ta zbatojmë. Njerëzit na kanë dhënë një kredi shumë të lartë. Është një kredi me interesa shumë të larta që duhet ta kthejmë përmes rezultateve konkrete. Ne jemi afër sepse kemi punuar për këtë ditë. Por do ta përmbysin rendin që mbizotëron në Kadastër. Njësoj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera duhet të veprojmë edhe me shërbimin e Kadastrës.

Duhet t’i mbyllim dyert e Kadastrave. Nuk ka nevoje që qytetarët të shkojnë në dyert e kadastrave. Duhet të mjaftojë që qytetarët të bëjnë aplikimin online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë pa pasur nevojë të takojnë njeri. Besoj që brenda muajit ku jemi ne do ta bëjmë edhe prezantimin e këtij transformimi dhe do të veprojmë shumë shpejt për t’i hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme’, u shpreh Rama.

Etiketa: KadastraRama

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
“Nuk më ngjallin asnjë pozitivitet”/ Peka skeptik për SPAK: Rama drejton vetë…

“Nuk më ngjallin asnjë pozitivitet”/ Peka skeptik për SPAK: Rama drejton vetë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com