Kryeministri Edi Rama pranoi korrupsionin si problem të qeverisjes së tij të zgjatur gjatë një bisede me akademikun Mark Marku, në podcastin “Flasim”.
Pavarësisht kësaj, ai tha se forca politike që drejton e meriton një tjetër mandat qeverisës.
Një prej argumenteve që dha në këtë aspek ishte vlerësimi, sipas tij, se “më mirë se ne nuk ka”.
Më tej, Rama pretendoi se nën qeverisjen e tij drejtësia vepron e pavarur nga pushteti politik.
Pjesë nga biseda
Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tij. Në një qeverisje të gjatë disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë s’kemi bërë?
Edi Rama: Kështu jemi e vijojmë kështu, përpiqem të mos e them asnjëherë. Them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem i kënaqur, nuk ka më motiv, prandaj në këtë aspekt besoj e shpresoj nuk jam në rrezik.
Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do ishte e kotë t’i mohoni, por ne i kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministra të pushkatuar edhe më përpara por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’I vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm. Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar….
Në këtë aspekt kemi bërë shumë gjëra pozitive. Duhet të ngrejmë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente, që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim.
Mark Marku: Problemi është që ju si strukturë qeverisje të mos prodhoni shumë të korruptuar që drejtësia të funksionojë. Të mos jetë drejtësia një fabrikë që bluan të korruptuarit. Vetë sistemi qeverisë të funksionojë të pakësojë sa më shumë.Duhet diçka konkrete. Ok, drejtësia të merret, por duhet reagim i brendshëm ndaj korrupsionit.
Edi Rama tha se një nga fushat ku sheh mundësinë për të punuar më fort ku dhe gëlon korrupsioni janë prokurimet publike.
Sulmet ndaj medias
Më tej, ai justifikoi dhe sulmet ndaj medias.
Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.
Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj.
E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.
Mark Marku: Domethënë ka shpresë për zgjidhje përfundimtare.
Edi Rama: Po t’i vësh një studenti një punim që ndiqe pak e shihe sasinë e kundërvënieve, goditjeve në vite të këtij zotërisë që ka 10 vjet që nuk po na ndahet, do shohësh që të dhënat do jenë në përmirësim të vazhdueshëm në aspektin e asaj që ti je i interesuar, por problem. E di që është problem. Megjithatë një gjë është e sigurt që asnjëherë, në asnjë rast nuk shkon përtej atij momenti, pra nuk ndodh që një goditje, një reagim, ishte një periudhë në mandatin e shkuar ku unë i bëra kazan të gjithë, por përtej atij momenti nuk shoqërohej me asnjë ushtrim abuziv mos tejkalim të forcës duke përdorur pushtetin për t’i shkuar nga mbrapa asnjërit e tjetrit apo për të ngacmuar larg qoftë njërin e tjetrin. Kjo është pak por e sigurtë
Discussion about this post