GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama është më i fortë se tregu”/ Ironizon gazetari: Ndaj nuk ka para për…

07:52 - 18/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama është më i fortë se tregu”/ Ironizon gazetari: Ndaj nuk ka para për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një paralelizim mes kryeministres së Britanisë së Madhe Liz Truss dhe Edi Ramës, duke thënë se ky i fundit është më i fortë se tregu.

Sipas Tomorrit, menjëherë sapo ministri britanik i Financave paraqiti minibuxhetin e parë, filloi lëkundja në qeveri, duke rënë dhe mbështetja e partisë së Truss.

Për pasojë, Truss shkarkoi ministrin e Financave pas vetëm 38 ditësh në detyrë.

Ndërsa Rama sipas Tomorrit, nuk “paloset” kaq kollaj, pasi taksa për të pasurit këtu është 8 përqind, dhe me efekt prapaveprues. Dhe për pasojë nuk ka para as për pedagogët, studentët, rrogëtarët apo pensionistët.

Reagimi i plotë:

Edi Rama eshte me i forte se tregu

Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 ditesh. Para tre javesh, ministri i saj i Financave paraqiti minibuxhetin e pare, i cili uli tatimin mbi te ardhurat per ata qe fitojne me shume se 150 mije paund ne vit nga 45 per qind ne 40 per qind. Ajo qe ndodhi me pas ishte nje spektakel.

Sapo buxheti u paraqit nga ministri i financave filloi cunami. Tregu vendosi se ulja e taksave per te pasurit ishte nje mase e papergjegjshme. Interesat e borxhit te qeverise britanike u ngjiten ne qiell, vendi u perfshi ne kaos financiar. Mbeshtetja e partise Konservatore ne elektorat ra ne 20 per qind.

Te premten, Truss beri koke turku ministrin e financave duke e shkarkuar vetem pas 38 ditesh ne detyre. Pervec kesaj, permbysi gjithe politiken fiskale duke anulluar uljen e shkalles maksimale te tatimit mbi te ardhurat si dhe terhoqi planin per te ulur tatimin mbi fitimin vitin e ardhshem nga 25 ne 19 per qind. Megjithate ka shume gjasa qe edhe Lizz Truss te paloset para Krishtlindjeve, per shkak se deputetet rrezikojne mandatet nga renia e popullaritetit te partise.

Tani, Edi Rama ul tatimin e dividentit ne 8 per qind. Madje e ben edhe me prapaveprim. Pronaret e inceneratoreve qe fitojne 6 milione euro ne vit kur i shperndajne fitimet paguajne vetem 8 per qind takse.

Pronaret e koncesioneve te shendetesise, atyre te infrastruktures, pronaret e bankave, pronari i aeroportit, ndertuesit e kullave, resorteve, pronaret e porteve, dhe pronaret e te gjithe bizneseve qe fitojne miliona euro ne vit paguajne 8 per qind tatim mbi te ardhurat. Sepse praktikisht pjesa derrmuese e te ardhurave te superpasanikeve vijne nga dividenti. Ndaj nuk ka para per pedagoget, studentet, rrogetaret, pensionistet.
Sepse Edi Rama ja u ben taksen 8 per qind ketyre, madje ja u ben dhe me efekt prapaveprues. Dhe per fatin e keq te popullit, tregu nuk e e rrezon dot Edi Ramen sic palosi Liz Trussin. Keshtu qe pedagoget te rrine mire se te pasurit tane jane fukarenj. Nuk mbajne dot shume taksa.

Etiketa: Edi Ramaklodian tomorriqeveria

Lajme të lidhura

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?
Breaking Views

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Deklarata/ Konkluzionet e ministrave të jashtëm të BE: Mirëpresim rezultatet e SPAK
Breaking Views

Deklarata/ Konkluzionet e ministrave të jashtëm të BE: Mirëpresim rezultatet e SPAK

20:02 - 16/12/25
Para
Vrau me thikë shqiptarin, autori 33 vjeçar përfundon në psikiatri

Vrau me thikë shqiptarin, autori 33 vjeçar përfundon në psikiatri

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku,...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com