GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Fati i Ahmetaj në duart e drejtësisë, opozita turpi i vendit

19:26 - 14/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetajt, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e së premtes, në atë që e quajti si komukimi publik me qytetarët, se fajësinë ose pafajësinë e Arben Ahmetajt do e vendosë drejtësia.

Ndërsa e cilësoi Ahmetajn si një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt me të cilin ka folur shumë, Rama tha se nuk i takonte atij të shprehej nëse ai ishte ose jo i fajshëm.

E ndërsa bëri një paralelizëm mes mbrojtjes që i bëri Saimir Tahirit rreth 6 vite më parë dhe “lëshimit” të Arben Ahmetajt, përsa i takon lejes nga Kuvendi për arrestimin, Rama u shpreh se në atë kohë prokuropria ishte e papërgatitur dhe ishte nisur nga artikuj gazetash, ndërsa sot kishte paraqitur një dosje voluminoze.

“Arben Ahmetaj nuk është njeri i panjohur dhe as i largët për mua, ai është një nga bashkëpunorët me të cilët kam folur më shumë.

Nuk më takon mua nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Por ndryshe nga herët e tjera, Prokuroria na vuri përpara dosjen e një pune voluminoze. Ajo dosje të krijon dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar arrestimin e kërkuar nga SPAK-u.

Tani është në dorën e drejtësië të na tregojë nëse është një rast fajësie, apo pafajësie”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se kjo nuk është as dita për të thënë dobësitë dhe të metat e punës e organeve të reja të drejtësisë, as për të shprehur shqetësimet.

“Kjo është dita për të kujtuar edhe njëherë se ajo që po ndodh me luftën kundër zyrtarëve të lartë dhe fakti që të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë, e ka zanafillën te kjo shumicë që qeveris vendin.

Te vullneti i partisë socialiste. Te këmbëngulja, te vendimmarrja më e guximshme në këto tre dekada në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë.  Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e kësaj rruge, për telashet me karakteret e dobëta dhe kohën që fluturon pa u mjaftuar teksa bregu në anën tjetër është ende larg. Kokën lart dhe vetëm përpara”, deklaroi ai.

Dhe natyrisht Kryeministri nuk harroi edhe një mesazh për opozitën.

“Ata që janë në një garë të ethshme për gjak derisa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë. i mirëpres gjylet e baltës së tyre. Ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i këtij vendi. Nuk habisin më askënd”, tha Rama.

 

 

Etiketa: AhmetajOpozitaRama

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Aksidenti i 3-fishtë në Fier, plagosen dy fëmijë

Aksidenti i 3-fishtë në Fier, plagosen dy fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com