GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama harron njerëzit e tij që mbetën dyerve të SPAK, komenton kandidatët e PD: Janë bir Selmani i nënës…

19:07 - 26/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama harron njerëzit e tij që mbetën dyerve të SPAK, komenton kandidatët e PD: Janë bir Selmani i nënës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, ku ka prezantuar kandidatët për deputet.

Gjatë fjalës së tij, Rama është marrë me kandidatët e opozitës, ku tha se ka respekt vetëm për një deputete aktuale, ku i referohej Greta Bardelit, ndërsa të tjerët sipas tij, janë “bir Selmani i nënës kë të qaj më parë”.

Rama duket se “harron” të merret me kandidatët e tij, ku përveç emrave që përflitet se kanë mbështetje nga krimi, “peshqesh” socialistëve të Shkodrës iu futi në listë të mbyllur një emër pa asnjë kontribut, Xhenis Çela, vajza e deputetit aktual Agron Çela, të cilin “e bleu” në mes të sezonit ga LSI dhe tani po e shpërblen për mbështetjen që i dha në zgjedhjet lokale.

“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër. Pa pikë trupi këta duan vota për Shkodrën Madhështore. Por cila është Shkodra madhështore e tyre, sepse s’kemi as Jozefinën këtu se e kanë marrë e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës”, – deklaroi Rama.

Rama e ka cilësuar programin e demokratëve si një program me “qofte e pica”, ndërkohë që akoma nuk ka dhënë një premtim për qytetarët, duke u mbajtur pas pasaportës europine, premtim që nuk është në dorën e tij, por të Bashkimit Europian.

Ai shtoi se nese fiton PD “do të mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte”.

“Edhe për atë programin me qofte e pica, me llojet e tavave të dheut, që në 12 maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte”, tha Rama.

Etiketa: kandidateKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët për Natën e Kadrit

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët për Natën e Kadrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com