GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama intervistë për median franceze: Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për në BE

16:43 - 13/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama intervistë për median franceze: Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë të zhvilluar median franceze “Francë 24”, kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Rama ka thënë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga vetot e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolateral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karakterit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani” – tha Rama.

Rama është ndalur edhe tek korrupsioni, ku tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar situatën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë” – nënvizoi Rama.

Më tej kryeministri është ndalur edhe tek vaksinimi, ku tha se të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtetë e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve.

Etiketa: BEEdi Ramaintervistekushtetmedia francezeShqiperia

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Para
Indi, ndotja e ajrit në nivel ekstrem, mbyllen shkollat

Indi, ndotja e ajrit në nivel ekstrem, mbyllen shkollat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas
Breaking Views

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Lexo më shumë
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com