GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po përpini buxhetin”, Rama iu “tërheq veshin” kryebashkiakëve

14:15 - 29/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Po përpini buxhetin”, Rama iu “tërheq veshin” kryebashkiakëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rastit të helmimit në Krujë nga uji i pijshëm, kryeministri Edi Rama ka vënë sot para përgjegjësisë të gjithë krerët e bashkisë në vend, duke i kritikuar për shkeljet dhe parregullsitë. Rama zhvilloi paradite një mbledhje publike me kryetarët e bashkive, ku tha se pjesa dërrmuese e tyre janë në shkelje të ligjit përsa i përket menaxhimit të ndërmarrjes së ujësjellësve. Sipas tij, shumë prej kryebashkiakët fajësojnë qeverinë për problematikat që hasin apo mungesën e fondeve, ndaj qeveria do i marrë përsipër këto përgjegjësi.

Kryeministri paralajmëroi një reformim në punësimet e ndërmarrjeve të ujësjellësit, dhe u lë detyrë kryebashkiakëve që të marrin masa vetë për situatë. Ndërsa theksoi se në rekrutimin e drejtuesve do të merret edhe ndihma nga ndërkombëtarët, që po shoqërojnë vendin në luftën ndaj dekriminalzimit.

“Dhe ne kemi përgjegjësi që nuk e shmangim dot dhe nuk e delegojmë dot më duke ju thënë qytetarëve që ujësjellësin e ka Bashkia. Ata kërkojnë shërbimin, nuk duan të dinë kush e ka. Jo vetëm që në aspektin e përgjegjësive ligjore, pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjit. Përgjegjësinë e delegojnë tek qeveria. Ne do e marrim këtë përgjegjësi dhe bashkërisht do ta ndryshojmë kursin duke ju lutur donatorëve që të përfshihen në këtë proces. Me ndihmën e tyre do të bëjmë një skanim të burimeve njerëzore të ujësjellësve.  Çfarë profile dhe kapacitetesh kanë ndërmarrjet e ujësjellësit. Sa janë në profilin e tyre punonjësit e ujësjellësve. Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Duhet të jetë e menjëhershme. Rekrutimet për drejtuesit nuk duhet të bëhen më. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë rekrutimet serioze”, tha ai.

Rama e quan abuzimin në administratat vendore si një kancer që përpin buxhetin e shtetit. Ai ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndërhyrë dhe për të bërë ndryshime në sistemin e administrimit për ndërmarrjet e ujësjellësve.

“Nuk do lejojmë që paratë e popullit të akuzohen në këtë farë feje të qeverisjes ekstreme të këtij sektori. Më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshëm me shifrat. Është një problem administrimi dhe keqqeverisje. Është kronike e shumë viteve, ne nuk mund ta pranojmë të tillë. Është një tendencë e një kanceri agresiv që përpin nga shteti të ardhura marramendëse. Rezulton si një ofendim i madh për familjet që paguajnë.

Në radhë të parë për pensionistët, është një ofendim shumë i madh. Ata që nuk paguajnë ankohen se nuk ka bukë, ndërkohë ata që ishin më ke ekonomikisht i paguanin faturat. Këtu abuzimet më të mëdha i bëjnë bizneset, hotelet. Abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë. Se nuk i vjen ujësjellësave e keqja nga familjet në nevojë. Nuk dua të zgjatem por dua të them që kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit. Ministria e Energjisë dhe infrastrukturës duhet të ndërhyjë menjëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel.

Këtu jemi në kushtet që po kërkojmë të ndalim këtë hemoragji dhe të ndërpritet ky film që vazhdon i pandërprerë. Me kosto për shtetin dhe qytetarët. 1 mld euro investime, qeveria shqiptare bashkë me partnerët. Si mund të shkojë uji 24 orë nëse humbjet në rrjet nga vjedhjet dhe mosarkëtimet shkojnë sin ë Vlorë, gati 80%.Është teorikisht e pamundur”, tha Rama.

Pas trajtimit të problemit të mbetjeve dhe atyre në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku nuk u kursyen kritikat për kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mbledhja e radhës do të jetë për t’i ‘tërhequr veshin’ kompanive të guroreve. Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama i dha atyre afat të qartë, duke i paralajmëruar se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit sikurse parashikon edhe kontrata. Në të kundërt, Rama u shpreh se atyre do t’i mbyllet aktiviteti e madje do të shkojnë edhe para ligjit, kush nuk është i gatshëm të rikuperojë.

“Së shpejti kemi dhe një të tretë, për guroret, shumë shpejtë do merremi. Se i dilni për zot kur ju thuhet se do mbyllen por nuk ka asnjë letër nga bashkitë në ministrinë e mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore, nuk ka mbjellë asnjë pemë, siç është marrëveshja. Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi. Sa i përket guroreve, do ju lutesha shumë t’i qëndroni larg guroreve, shumë larg. Këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet. shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen pa kthim dhe ta harrojnë që mund të përdorin punonjësit që i përdorin si skllevër si mish për top për protesta. Duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës dhe për këtë kanë afat deri më 31 dhjetor. Do i thërrasim e do i tregojmë rast për rast ku i kanë problemet me ligjin. Nëse janë të gatshëm të rikuperojmë, ne nuk i bëhemi pengesë, kush nuk është i gatshëm, jo vetëm do e humbasë por do shkojë para ligjit“, tha Rama.

Kujtojmë se, ka kaluar vetëm një java nga mbledhja e fundit që Rama zhvilloi me krerët e bashkive, kur gjithashtu i paralajmëroi se nuk do të bëjë as tolerimin më të vogël për ata që nuk përmbushin detyrat apo shkelin rregullat.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
‘San Siro’ i ri? Kryebashkiaku i Milanos jep ‘dritën jeshile’

‘San Siro’ i ri? Kryebashkiaku i Milanos jep ‘dritën jeshile’

TË FUNDIT

Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Shtunë 27 dhjetor 2025

08:32 - 27/12/25

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo...

Lexo më shumë
Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com