GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama justifikon fjalorin e përdorur ndaj Tabakut: Janë metafora dhe jo akuza

18:24 - 16/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama justifikon fjalorin e përdorur ndaj Tabakut: Janë metafora dhe jo akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas kritikës që u dha edhe nga ambasadorja Yuri Kim, kryeministri Edi Rama sqaroi gjuhën e përdorur sot në Kuvend ndaj deputetes Jorida Tabaku, duke u shprehur se bëhet fjalë për metafora dhe jo akuza pa fakte, sikundër sipas tij kanë bërë përfaqësues të PD-së.

“E ndjej për detyrë që të sqaroj edhe për opinionin publik që e zbardhur literalisht fjala ime, ishte si më poshtë: Pyet atë në krahë se ajo ti jep shifrat, megjithëse ti jep si balonë tabakë. Gjithë sa erdhi pas, mua më kujton një moment te filmi Il Postino, ku nëna i qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Nerudës. Dhe ndërkohë është e pamiagjinueshme, teksa një metaforë kthehet në akuzë, pas saj vazhdon një lumë i tërë balte, sharjesh, deri edhe turrjesh për grushta, duke turpëruar të gjithë Parlamentin. Por duke qenë se kjo nisi nga zonja Tabaku, e cila paskëtaj bëri edhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat si “balonë tabakë”, gjë të cilën e kthejllova edhe më tutje, se është lloji më pezentabël i balonës. Duke qenë se zonja Tabaku u ankua, unë kam ardhur me një vendim të gjykatës që ka të bëjë me zonjën Tabaku dhe ia kam sjellë për të thënë se ka një ndryshim shumë të madh mes retorikës, oratorisë, metaforave dhe mes sharjeve, shpifjeje, apo akuzave me sfond penal për individin“ – tha Rama.

Ai gjithashtu është justifikuar duke thënë se nëse nuk kërkon falje kthehemi në kohëra shumë të errëta kur njerëzit diskretitoheshin publikisht për shkak të mënyrës si përdornin gjuhën.

“Janë ndryshime shumë të mëdha. Përndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta kur njerëzit diskretitoheshin publikisht për shkak të mënyrës si përdornin gjuhën. Jam i impresionuar se si një poete si zonja Açka u prek nga një metaforë. Unë nuk do prekësha fare të ishte që ndërkohë që unë flas mund ti dukem si “aeroplan pa bisht”, apo si “gomar që fluturon”.  E kam ftuar zonjën Tabaku të çojë në gjykatë një fakt të vetëm për të provuar gjithë këto akuza. Pa hyrë në atë që ka thënë gjykata, që ka kërkuar prova. Po them atë që ka thënë e paditura. Ka thënë se ky është një opinion. Në këtë fashikull nuk ka asnjë fakt. Të njëjtën gjë tha edhe kryetari i Këshillit tuaj Kombëtar, e dini çfarë tha: Unë flas në emër të partisë. Më thotë partia dil dhe thuaj, dhe unë i besoj partisë. Jam krenar për faktin që në kujtesën time jam i vetmi kryeministër që ka kërkuar ndjesë. Nuk e kam për ulje të kërkoja ndjesë nëse do kishte vend për ndjesë” – shtoi kreu i qeverisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë seancës parlamentare, kryeministri ofendoi deputeten Tabaku. Për këtë reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim duke dënuar gjuhën e përdorur.

Etiketa: akuzaEdi RamafjaloriJorida Tabakujustifikonmetafora

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Ish- Komandanti denoncoi, SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazën detare të Sarandës

Ish- Komandanti denoncoi, SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazën detare të Sarandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com