GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama kapet me ndërtuesit për çmimet: Nuk po deklaroni shitjet…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kapet me ndërtuesit për çmimet: Nuk po deklaroni shitjet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit, debatoi me një ndërtues lidhur me taksën 3% për banesat sociale.

Rama u përgjigj ashpër duke kërkuar nga ndërtuesit të shpjegojnë se pse i shesin apartamentet shtrenjtë dhe e deklarojnë shumë të ulët shifrën reale.

Rama tha se çmimi i referencës është vendosur në bazë të tregut dhe taksa 3% për strehimin social është minimale.

Kreu i qeverisë tha se e ka diskutuar me Bashkinë e Tiranës që ndërtuesit të paguajnë taksën aty ku ndërtojnë dhe jo në vend tjetër.

“Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti të thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin? Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale. Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë,” tha Rama.

Në takimin me sipërmarrjen, kryeministri Rama paralajmëroi dhe një caktimin e një çmimi reference për hotelet në bregdet.

Për kryeministrin, ulja e TVSH në turizëm nuk ka dhënë rezultat për formalizimin dhe për këtë arsye duhen marrë masa.

“TVSH për turizmin. Mirë bëmë që e ulëm. Por nuk na e dha rezultatin për më shumë formalizim. Tani ju mendoni që hotelet në breg të detit, dhe ne e dimë shumë mirë, mjafton të bësh disa sondazhe te drejtoria e taksave, për të kuptuar që tjetër janë taksat dhe tjetër ato që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe ai që deklarohet. Kam pasur dy raste për miq që kanë ardhur nga jashtë që më është dashur të ndihmojë se nuk gjenin një dhomë për të prenotuar. Hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do të kenë një referencë. Kaq do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi tjetër. Ne kemi 1.1 mln turistë në shtator dhe me këtë trend mund të shkojmë 10 mln turistë këtë vit. Nuk kemi dashur të hyjmë Airbnb, pasi e kemi parë si një ndihmë për familjet”, u shpreh Rama.

Etiketa: Kryesore1ndertuesRama

Lajme të lidhura

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti
Breaking Views

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun
Breaking Views

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
Para
I vetmuar pa Trixën, Donaldi kërkon të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip

E shau Albano Bogdo, reagon për herë të parë Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26

Qindra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të shpalljes së vendimit...

Lexo më shumë
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

20:07 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com