GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama kërkon të jetë live”/ Kepi tregon bisedën me gazetarin e RAI 3: Ja kur do të transmetohet

23:09 - 29/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama kërkon të jetë live”/ Kepi tregon bisedën me gazetarin e RAI 3: Ja kur do të transmetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Alba Kepi, e cila banon në Romë, ka treguar në emisionin “Opinion” bisedën që ka patur me gazetarin italian Sigfrido Ranucci, drejtuesin e emisionit “Report” në “Rai 3”, i cili pak ditë më parë publikoi një reportazh ku fliste për lidhjen e qeverisë shqiptare me krimin.

Kepi tha se Ranucci i ka treguar edhe arsyet përse nuk e publikoi të dielën pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë. Gazetarja rrëfen se drejtuesi i emisionit në “Rai3” ka mohuar që emisionit i tij të jetë censuruar, ndërsa kishte theksuar pas dy apo tre javësh do të publikohet pjesa e dytë e reportazhit.

Kepi shtoi më tej se arsyeja e mosdhënies këtë të diel që kaloi e emisionit ishte për shkak të hapjes së fushatës elektorale në Itali për zgjedhjet e Parlamentit Europian, si dhe për intervistën me Edi Ramën, ku ky i fundit kërkon që të jetë live, por emisioni nuk e ka këtë praktikë.

Alba Kepi: Unë sot kam zhvilluar një bisedë të gjatë me kolegun Ranucci, i cili më ka autorizuar që të jap disa përgjigje të tij dhe për mediat shqiptare. Pyetja e parë ishte se “a ekziston një vijimësi të asaj që është dokumentuar?”. M’u përgjigj se ekziston një reportazh i dytë. I thashë “a je censuruar për ta transmetuar” dhe më tha “absolutisht jo, rrini të qetë sepse pas 2 ose 3 javësh maksimumi do të ketë pjesën e dytë të këtij raportazhi”.

Italia është në prag të hapjes së fushatës elektorale të fushatës së zgjedhjeve evropiane dhe duke qenë se është një emision investigativ që trajton disa rubrika dhe disa tema me ndjeshmëri për publikun italian, kanë precedencë përpara çështjes shqiptare pasi hymë në një heshtje apo fushatë elektorale, e cila ai tha “se na ka detyruar për të bërë disa zgjedhje dhe kjo nuk do të thotë se nuk do ta transmetojmë”.  

Justifikimi i tretë dhe përgjigjia që i ka dhënë një shqiptari që e ka pyetur është se janë në marrëveshje për të arritur dakordësi për një intervistë me Kryeministrin Edi Rama që të jetë në pjesën e dytë e emisionit. Problemi qëndron se Rama kërkon që të jetë live intervista. Emisioni nuk është live, mendoj se po përpiqen që ta kenë brenda pjesës së dytë. E pyeta se si e ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama. Ai më tha që “deklaratat e Kryeministrit Rama janë të forta karshi meje dhe pothuajse lincuese karshi punës së gazetarit”.

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Horoskopi sot, çfarë pasashikojnë yjet

Horoskopi sot, çfarë pasashikojnë yjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com