GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama kritik me drejtuesit e rinj të PS: S’ka mjaftueshëm kryetare, më thonë s’ka gra

19:45 - 20/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kritik me drejtuesit e rinj të PS: S’ka mjaftueshëm kryetare, më thonë s’ka gra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë kryetarët e rinj të degëve të PS.  Janë vetëm 3 nga 61 bashki ku nuk ka përfunduar procesi, i cili do mbyllet brenda këtij muaji, por Rama ka një tjetër problem.  Në fjalën e tij ai ka thënë se duhet që në PS duhet ët angazhohen edhe më shumë gra për postet drejtuese, duke mos i kursyer kritikat në këtë aspekt.  Ai iu ka kërkuar kryetarëve të degëve që të kenë parasysh  këtë pikë.

“Janë tre bashki që duhet të përfundojnë procesin brenda korrikut. Është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe korrigjues në raport me proceset e mëparshme ku tek-tuk apo ndonjëherë më shumë se tek-tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë. Sot ju kemi të gjithë ju të zgjedhur për të drejtuar partinë në prag dhe drejt një sfide siç janë zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm.  Të jetë një parti që përçon qoftë shqetësimet, qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por dhe shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumicë. Të jetë një partie territorit në kuptimin më të plotë të kësaj fjale dhe jo një parti e lidhur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasi zgjidhen rrinë vetëm me njëri-tjetrin si një grup shokësh që bëjnë xhiro në bulevardin e qytetit.

 Kam qenë gjithmonë partizan i idesë që statuti duhet të ketë sa më pak të tilla sepse ato që ti vë duhet pastaj ti zbatosh. Por te kjo e grave dhe vajzave e kam të pamundur të pajtohem. PS është një parti që gratë e kuptojnë më mirë seç e kuptojnë burrat. Që do të thotë se është një parti më e mençur. Nuk mund ta tolerojnë që të kemi një parti ë territor që të ketë një grup të tillë, kudo qoftë. Ajo që më rezulton është se në ato komunitete që ka gra janë edhe më të mençura, janë burrat problematikë. Një vend që nuk ka ekuilibër gjinor është një vend që rri me një këmbë. Një vend gjysmagjel. Një nga arsyet që pse ne i kemi dhënë më shumë hapësirë grave dhe vajzave”, deklaroi Rama.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“Një kohë të re edhe për largimin sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa të tjerë thonë çfarë ti themi x dhe y kur nuk jemi në gjendje ti japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor, një parti ndërmjetëse mes shumicës qeverisëse dhe zgjedhësve dhe një parti kërkuese në funksion të adresimit të problemeve, halleve dhe shqetësimeve që konstaton në kontakt me njerëz”, u shpreh ai.

Etiketa: Edi Ramagra ne psote drejtuesekrere degeshkritika

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Berisha: Rama i ka bërë Durrësit, atë që nuk ua kanë bërë pushtuesit

Berisha: Rama i ka bërë Durrësit, atë që nuk ua kanë bërë pushtuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com