GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama kthen bastet online por çfarë deklaronte në 2018

13:37 - 31/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zbutet” Rama, bastet gati! Nisi ankandi i licencave…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria rikthen zyrtarisht bastet online në Shqipëri pasi Kryeministri kishte premtuar publikisht disa vite më parë se nuk do të lejohet hapja e tyre. Në parlament në vitin 2018 kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte kundër basteve të çfarëdolloji.

“Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në parlament nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.”, pohoi Rama në parlament në 18 tetor të vitit 2018.

Por në gusht të vitit të kaluar kryeministri Rama ndryshoi mendim dhe po rikthen aktivitetin e basteve për të cilat pohoi se kanë lulëzuar gjithë këto vite në të zezë.

“Por nëse e shohim përpara se ku duhet të jemi sot si nata me ditën edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhje sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë figuruar aktiv dhe përfitime krejt të paarsyeshme, element me profil të lartë të krimit të organizuar.”, tha Rama në 31 gusht të 2022-it.

Tashmë 4 vite pas mbylljes së basteve, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se drafti për bastet online do të publikohet për konsultim javën e ardhshme.

“Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. Ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.”, tha Ibrahimaj.

E pyetur për amnistinë fiskale ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se është duke u punuar për draftin dhe është ende në konsultime.

“Amnistia fiskale, jemi duke punuar akoma me draftin. E rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që mos bëjmë veprime të nxituara që mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit.

Jemi ende duke u konsultuar, do vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme.”, tha Ibrahimaj. Drafti i amnistisë fiskale është kritikuar shpesh nga ndërkombëtarët të cilët janë shprehur kundër miratimit të saj por duket se qeveria ka bërë hapa pas për rishikimin e amnistisë fiskale./BW/

Etiketa: bastet onlinekthimi i basteveRama

Lajme të lidhura

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë
Aktualitet

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

08:36 - 11/02/26
Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE
Aktualitet

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik
Breaking Views

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Para
Meta: Transporti falas i jep fund halleve të studentëve

Meta: Transporti falas i jep fund halleve të studentëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë
Aktualitet

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

08:36 - 11/02/26

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 11/02/26
Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026

07:38 - 11/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026

07:33 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com