GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Kurti dhe Vuçiç nuk duan të krijohet Asocacioni

20:26 - 13/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Kurti dhe Vuçiç nuk duan të krijohet Asocacioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se ka anuluar në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pasi nga Kryeministri Albin Kurti nuk është pranuar formati i propozuar, për një takim të reduktuar pjesëmarrësish.

Rama tha se ka tentuar të takojë Kurtin gjatë ditëve të fundit, por takimi nuk është realizuar, ndoshta për shkak të angazhimeve të tij.

I pyetur nëse shkak për anulimin e mbledhjes janë bërë deklarimet e sotme të Kurtit, Rama prerazi tha se “zero ndikim”.

“Zero. Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, nuk ka filluar sot. Ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi për të biseduar për këtë situatë. E dyta, sepse siç them unë atë që mendoj, edhe Albini thotë atë që mendon. Nuk ka surpriza dhe sic më njeh ai mua, e njoh edhe unë atë”, ka deklaruar Rama në një konferencë të jashtëzakonshme.

Rama tha se marrëdhënia e tij me Kurtin është e shëndetshme, duke shtuar se Kurti është i sinqertë dhe e thotë atë që e mendon.

“Është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson se thotë diçka të rëndësishme që unë duhet ta marrë në konsideratë. Madje mendoj që është mirë, është pjesë e marrëdhënies së shëndoshë që e kemi me Albin Kurtin sepse themi atë që e mendojmë kur pajtohemi dhe kur nuk pajtohemi”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç janë të njëjtë në qëllimin e tyre për të mos e zbatuar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Sipas tij, që të dy duan të ndezin sentimente nacionaliste.

“Zero sepse ka disa njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e brendshme, u duhet armiku i jashtëm”, tha Rama.

“Pse i çon presidenti i Serbisë ushtarët te kufiri i Kosovës? Se mendon që në ëndrrën e tij më kurajoze, mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovë? Absolutisht jo. Por pse i çon, jo për të mbrojtur serbët në Kosovës, por për të ndezur shpirtin nacionalist në Beograd dhe në Serbi. Për cfarë i duhet Kosovës luftë me Serbinë? Serbia e ka humbur një herë luftën në ’99-ën dhe nuk ka më cfarë i bën Kosovës, sepse aty është Amerika, e cila sot është në acarimin maksimal me Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Duke e komentuar propozimin e Edi Ramës për statutin e Asociacionit, kryeministri Kurti i ka sugjeruar Ramës që t’ia propozojë Serbisë draftin e statutit të Asociacionit që ta implementojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë për këtë gjë, Ramën e detyron Kushtetuta e Shqipërisë.

Etiketa: AsocacioniKryesore1KurtiRamaVucic

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Para
Pas “pushtimit” të Europës, Haaland ndërmerr një mision më të komplikuar

Pas “pushtimit” të Europës, Haaland ndërmerr një mision më të komplikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com