GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama manipulon të dhënat!” Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

22:04 - 20/08/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama manipulon të dhënat!” Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, ka deklaruar se të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2025, sipas qeverisë tregojnë një rritje të ndjeshme të importeve, sidomos për produktet ushqimore por situata nuk duket të jetë e tillë.

Sipas tij, kjo rritje justifikohet me fluksin turistik, por nëse nuk do të shoqërohej me rritje të eksporteve, bilanci tregtar i vendit do të përkeqësohej ndjeshëm.

Ai tha  se ka dyshime që disa institucione mund të manipulojnë shifrat për të pasqyruar një situatë më pozitive sesa realisht ndodhet ekonomia shqiptare. Ai theksoi se disa sektorë, si bujqësia dhe industria fason, kanë pësuar rënie të lirë për shkak të kostove të larta, çka ka sjellë tkurrje të prodhimit vendas.

“Ajo që vihet re në Shqipëri është që të dhënat e tremujorit të parë të 2025, gjithmonë duke iu referuar 2025, shihet një rritje e ndjeshme e importeve për [produkte të caktuara, ushqimore kryesisht që në një farë mënyre u justifikua apo u shpjegua si një rritje për arsye të turizmit.

Pra justifikohet kjo rritje e ndjeshme e produkteve ushqimore, për arsye të turizmit.

Por kjo rritje e ndjeshme e importeve nëse nuk do të shoqërohej me një rritje të eksporteve pikërisht do bënte që balanca tregtare të përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

Kam përshtypjen që ndoshta kjo është një formë e përdorur nga institucione të caktuara për të kundërbalancuar apo për të sistemuar sadopak situatën deri diku dramatike në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

Edhe ekonomia shqiptare, në disa sektorë të caktuar duket sikur ka një rënie të lirë në disa sektorë të ekonomisë, kujtojmë këtu bujqësinë ku nuk kemi pasur rritje për dy vitet e caktuara 2023, 2024, kemi një rënie të lirë të sektorit të industrisë prodhuese, sidomos sektorit fason për arsye rritjes së shpejtë të kostove etj, dhe kjo ka bërë që prodhimi në vend të tkurret në mënyrë të vazhdueshme dhe ideja është që si mund të mbahet një ekonomi si kjo e jona vetëm me shërbime të caktuara?

Duket në një farë mënyre që institucione të ndryshme, unë uroj që mos ketë ndodhur vërtet, uroj që të gabohemi ne në interpretime por meqë duket sikur në një farë mënyre Shqipëria apo institucione të caktuara në Shqipëri po manipulojnë shifrat me qëllim për të treguar, për të pasqyruar një situatë që nuk është reale.

Sa i përket turizmit, ka disa tregues shumë interesantë, Banka e Shqipërisë para disa ditësh mori vendimin që mos ta prekte normën bazë të interesit sepse inflacioni bazë në Shqipëri ka rënë tashmë në nivelin e parashikuar, pra është më poshtë sesa pritshmëritë që ishin për këtë sezon.

Konkretisht të dhënat e korrikut 2025, ku presupuzohet që jemi në kulmin e sezonit turistik, tregojnë që inflacioni për produktet ushqimore është vetëm 2.7%. Ne ishim mësuar që në sezone të caktuara ku lulëzonte turizmi të shikonim që produktet ushqimore në disa raste rriteshin deri në 10%, pra inflacioni i produkteve ushqimore të kapte deri në 10% ndërsa kjo, inflacioni 2.7% që është brenda të gjitha pritshmërive tregon që korriku ka qenë një muaj krejt normal pra nuk ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për produkte ushqimore dhe pije alkoolike.

Ky është edhe faktori që ne na çon të mendojmë se ndonëse nuk kemi pasur të dhëna zyrtare se sa kanë qenë pushuesit sa i përket korrikut, të mendojmë se ka diçka që nuk shkon me këta tregues dhe tregon se turizmi po pëson një zhgënjim të madh”, tha Muço.

Etiketa: ekonomiRamaturizmi

Lajme të lidhura

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Ilir Daja: Luajmë kundër një prej ekipeve më të forta polake, të gjitha energjitë nesër në fushë

Ilir Daja: Luajmë kundër një prej ekipeve më të forta polake, të gjitha energjitë nesër në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com