GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama mbërrin në Beograd, kush e shoqëron kreun e qeverisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama mbërrin në Beograd, kush e shoqëron kreun e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd pak minuta më parë me një aeroplan të “Air Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga. Sakaq, bëhet me dije se ditën e nesërme kryeministri do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Kreu i qeverisë shoqërohet nga Ardian Çela,  Odeta Barbullushi dhe ministret Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi.

Sipas burimeve, Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik. Pas bisedimeve do të vijojë një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës, Vuçiçit dhe Dimitrovit.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri maqedonas, Dimitrov është pritur në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq. Në një prononcim për Tanjug, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”.

“Po vij në kohën kur siç e dini kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë lënë pasoja, madje në një farë mënyre krizë politike. Është e rëndësishme që ne si shtet të dërgojmë një sinjal si shtet dhe qeveria, plotësisht të përkushtuar ndaj iniciativës që lindi në Ballkan dhe që synon mbi të gjitha Ballkanin Evropian”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri, deklaroi sot se koha do të tregojë nëse iniciativa e “Ballkanit të Hapur” do të rrezikohet pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev. Por Rama dhe Vuçiç nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth këtij fakti.

Etiketa: beogradopen balkanRama

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Spitali i Fierit lihet në administrimin e Turqisë për 3 vite

Spitali i Fierit lihet në administrimin e Turqisë për 3 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com