GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama-McGonigal, Paralajmëron gazetari gjerman: Do zbulohet …

21:33 - 10/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama-McGonigal, Paralajmëron gazetari gjerman: Do zbulohet …

Gazetari i Bild

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari i BILD, Herbert Bauernebel u shpreh se nga dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles Mcgonigal, do të zbardhen detaje, të cilat do të hedhin dritë mbi të tjera skandale me protagonistë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Dorian Duçkën.

Në një intervistë për Syri Tv, Bauernebel thotë se Duçkën ai e sheh të lidhur me politikanë edhe në Gjermani dhe se punon për interesat e Edi Ramës.

Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?

Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person.

Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve.  Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë.

McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit. 

Ju e keni titulluar artikullin “Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin”. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?

Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mënyrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani. 

A mund të themi se përsa i përket dosjes që lidhet me kryeministrin shqiptar dhe McGonigal, ka ende shumë detaje për t’u zbuluar?

Herbert Bauernebel: Po, sigurisht, siç e përmenda procedurat ligjore sapo po fillojnë. Aktakuzat janë shumë të gjëra dhe jo shumë të sakta. Çfarë po ndodh sot në hetimet e sistemit të drejtësisë në SHBA, një gjyq i tillë quhet zbulim dhe në këtë fazë, të dyja anët do të paraqesin provat që kanë dhe në këtë rast do të jetë një fazë shumë interesante për të vëzhguar se çfarë ka qeveria dhe prokurorët, çfarë provash kanë dhe çfarë provash do të sjellë McGonigal. I vetmi zhgënjim se kjo kërkon shumë kohë. Ky gjyq dhe shumë gjyqe në SHBA mund të vijojë për shumë muaj në mos vite, ndaj duhet të tregojmë durim që të mësojmë më shumë detaje dhe pse në të njëjtën kohë hetimet prej gazetarëve janë në proces gjithashtu. 

BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç’ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot.

Etiketa: BILDEdi RamaKryesore1McGonigal

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25
Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat
Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

12:48 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Para
Eksperti i bujqësisë: Fermerët në Shqipëri subvencionohen 7 herë më pak se në vendet fqinje

Fermerët nuk marrin dëmshpërblim në raste fatkeqësish natyrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

12:48 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com