GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama mesazh Kurtit e Vuçic: Bëni paqe paj zotin e shikoni përpara

17:15 - 27/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Albin Kurti e ka vënë në krizë sistemin Rama – Thaçi – Vuçiç – Partnerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht përm,es postimeve në rrjetet sociale përsa i takon normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, madje në mesazhin e tij shkruan “bëni paqe paj zotin e shikoni përpara”.

E ndërsa përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Rama shkruan se nuk mund ta fsheh kënaqësinë sepse sot Kosova është në një pozicion më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Duke mbajtur rolin e një “këshilluesi ndërkombëtar”, Rama shprehet se është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese”, shprehet Rama duke i bërë thirrje partnerëve perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

Postimi nga Edi Rama

“Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese.

U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme.

Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.

Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!”

Etiketa: KosovaKryesore1RamaSerbia

Lajme të lidhura

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

12:36 - 23/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

12:21 - 23/02/26
Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’

11:36 - 23/02/26
Para
Fitoi Kamzën, flet Rakip Suli: Beteja ime e vërtetë ishte me…

Detajet/ Edison Memolla dhe Rakip Suli kanë prangat gati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

12:36 - 23/02/26

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë  protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

12:21 - 23/02/26
Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’

11:36 - 23/02/26
Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

11:29 - 23/02/26
Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com