GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Kosova jo hapa të pakoordinuar me SHBA

18:06 - 15/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama: Miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Kosova jo hapa të pakoordinuar me SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Monumenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar”, tha Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama tha se reforma në drejtësi është mbështetur nga të majtë e të djathtë.

Madje Rama tha se në Shqipëri nëse duhet të gjesh consensus edhe për orën, pasi kemi një orë të majtë, një të djathtë dhe një të qendrës, lidhur me reformën në drejtësi dhe rrëzimin e mitit të pandëshkueshmërisë, shqiptarët janë shprehur pro.

Kryeministri nuk ka nguruar të shkëmbejë batuta me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Zgjodhët ushqimin dhe jo aq të shijshëm gjerman”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se “por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati”.

Rama theksoi se integrimi i vendit në BE, varet nga Shqipëria dhe aleatët e saj europianë.

“Jemi shumë të nderuar nga vizita e tij. Mund ta them pa asnjë zbukurim diplomatik se jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe nga niveli ndërveprimit mes nesh.

I shpreha sekretarit të Shtetit përveç ndihmës që patëm nga SHBA në OKB dhe suksesin e misionit tonë në 2 vitet që qëndruam si anëtarë jo të përhershëm.

Nga ana tjetër dua që publikisht ta falenderoj edhe për mbështetjen që shihet pak, por që është e vazhdueshme, e rëndësishme dhe dobishme për ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Varet nga çfarë bëjmë ne, nga aleatët tanë në BE, por prej disa vitesh kemi ndjerë interesim e vazhdueshëm të administratës amerikane dhe DASH, faktit që në vazhdimësi sekretari në takimet me aleatët evropianë nuk lë pa nënvizuar nevojën për të shtyrë më tutje këtë proces të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës të mos bëjnë asnjë hap pa u koordinuar me aleatët tanë.

“Nga ana tjetër, patjetër që kemi folur për rajonin, ku kemi ndarë të njëjtat shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë për të gjitha vendet e rajonit, ne jemi investuar që rajoni të shkojë përpara.

Ne do të vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes së Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA në rajon për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është i dorës së dytë, as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti, nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe për gjeneratat e tjera.

Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e rajonit, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të plagëve për ata që jetojnë në Kosovë. Po ashtu edhe për sulmin në Basnjë, Serbia nuk është se e ndihmon si duhet procesin. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë që të vazhdojmë me realizmin e kërkesave, që nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë as një milimetër, por që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lartë Kosovën, si një republikë që meriton respekt nga aleatët, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë me largët dhe e tashmja shumë më e ndërlikuar.

E përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakoordinuar me të gjithë aleatët tanë strategjikë. Nga veprimet e pakoordinuara, mund të fitohen disa vota sot për sot, por nuk fitohet e ardhmja”, tha Rama.

Më tej, ai falënderoi sekretarin amerikan edhe për mbështetjen e dhënë gjatë misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Më vjen shumë mirë që kjo vizitë kojçidon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. i shpreha falënderimin sekretarit për mbështetjen, por edhe mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli publikisht ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, për fjalët jashtëzakonisht pozitive që ajo ndau me publikun për mënyrën sesi Shqipëria arrita ta përfaqësojë veten, por edhe për mënyrën sesi arriti të përfaqësojë këtë komunitet shtetet që qëndrojnë së bashku për disa vlera e parime të panegociueshme.

Dua ta falënderoj sekretarin edhe për një mbështetje që shihet pak, por që është e vazhdueshme për ecurinë e Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Ky është një proces që varet nga çka bëjmë ne, por prej disa vitesh, ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e DASH dhe faktin që në vazhdimësi sekretari në takimet me aleatët Europian nuk e lë pa e nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces”, tha Rama.

Etiketa: BlinkenKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
VIDEO/ Heidi ia thotë troç Gracianos: Kur flet ti më vjen të vjell

VIDEO/ Heidi ia thotë troç Gracianos: Kur flet ti më vjen të vjell

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com