GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova

20:00 - 11/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrollet te “Harabeli” i Ajola Xoxës, Berisha: U gjetën 230 mijë Euro, Veliaj kërcënoi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë është organizuar ceremonia te Pallati i Brigadave.

I pranishëm në këtë ceremoni kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek arrestimi i Erion Veliajt. Rama e cilësoi situatën si një paradoks, ku një kryetar bashkie, i zgjedhur nga çerek milioni votues, ndodhet i ndaluar pa një proces të rregullt gjyqësor dhe pa një akuzë konkrete.

Rama u shpreh: “Ne duhet të kërkojmë përgjegjshmëri, jo duke thënë ne se kush është fajtori dhe kush është i pafajshëm, por duke kërkuar përgjegjshmëri. Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 e kusur mijë euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë provat. Dhe kemi të drejtën të themi që në ndërkohë hedhja e mexhelisë, është e qëllimshme, për të ekzaltuar masën që kërkon gjak”.

Pjesë nga fjala e Ramës

Sot jemi këtu për të kremtuar 105-vjetorin e kryeqytetit dhe, në të njëjtën kohë, jemi në një paradoks, sepse mungon kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milioni zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë mes tij, forcës politike dhe qytetarëve të Tiranës. Kjo kontratë është ndërprerë. Kur dikush zgjidhet, ka një llogari të përditshme për të dhënë.

Kush vendos që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi, nuk është e qartë për mua se para kujt jep llogari, por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Unë nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm apo fajtor, por di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës nuk është thjesht një detyrim ndaj tij si individ, por edhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që e kanë zgjedhur. Duhet të bëhen të dyja: edhe puna për kontratën me zgjedhësit, edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë të vërtetën në një proces të rregullt me standarde demokratike dhe për të përcaktuar, në të gjitha shkallët e gjykimit, fajësinë ose pafajësinë.

Deri më sot kemi zgjedhur të mos komentojmë, edhe kur kryetari i Bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytet në skaj të Shqipërisë, ku burimet njerëzore nuk janë të pafundme, dhe i është ndaluar të zbatojë kontratën me zgjedhësit, sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq.

I kemi konsideruar këto si lajthitje në objektiv, duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja, si dhe domosdoshmëria për të pajtuar përpjekjen për drejtësi me standardet evropiane të drejtësisë, do ta bëjnë të tyren pa pasur nevojë që ne të flasim. Por ajo që ndodhi dje ka kaluar çdo limit, jo në raport me të drejtën absolute dhe gjithmonë të palëkundur për të çuar para drejtësisë këdo, pa parë majtas e djathtas, por në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe me domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur t’i jepet mundësia të ushtrohet gjatë gjithë kohës që hetohet dhe gjykohet.

Paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sui generis me të cilin po ballafaqohemi. Thënë të gjitha këto, e përsëris se ne nuk kemi asnjë diskutim për domosdoshmërinë e vijimit të luftës kundër korrupsionit. Por sot jemi në një situatë ku nuk kemi një akuzë për korrupsion dhe një hetim mbi një akuzë për korrupsion, por kemi një hetim për një person. Nuk është hetuar një akuzë për korrupsion, por është hetuar jeta e një njeriu dhe e familjes së tij si rezultat i një “novele” me dhjetëra faqe anonime, të depozituara në shkurt të vitit të kaluar.

Dhe më vjen keq. Nuk pretendoj se jam neutral apo i pavarur në këtë që po them, sepse në fund të fundit jam udhëheqësi i forcës më të madhe të shqiptarëve dhe e kam të pamundur të mos e lidh faktin që ndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe më pas kryetari i kryeqytetit hiqet nga detyra tre muaj para zgjedhjeve. Nuk po insinuoj asgjë, por për mua kjo nuk është normale.

Etiketa: Edi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Hetimet e SPAK: Si i ka përdor çifti Veliaj – Xoxa fondet e BE-së për të kamufluar pastrimin e parave

Hetimet e SPAK: Si i ka përdor çifti Veliaj - Xoxa fondet e BE-së për të kamufluar pastrimin e parave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com