GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama njofton ‘reformën’:Asnjë zyrtar s’do ketë lidhje me prokurimet

13:24 - 16/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama njofton ‘reformën’:Asnjë zyrtar s’do ketë lidhje me prokurimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Joseph Borrel dhe Varhelyi, foli për disa çështje aktuale në vend. Rama ka njotuar se së shpejti, do të bëhet reforma, në mënyrë të tillë, që asnjë zyrtar të mos ketë lidhje me prokurimet publike.

“Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërësisht sistemin e prokurimeve publike, heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Për këtë po bashkëpunojmë me agjencinë e Kombeve të Bashkuara. Nuk do të ketë më zyrtarë që do të kenë ndërhyrje tek prokurimet publike”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se SPAK është duke prekur edhe të paprekshmit apo ata individë, që janë të lidhur me pushtetin.

“Jemi shumë të lumtur që konstatojmë që gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve. Ne sot konstatojmë ecurinë e Reformës në Drejtësi. Ka filluar të japë fryte domethënëse, nuk është fushë me lule, ka ferrat dhe gropat e veta por një gjë është fakt, në Shqipëri institucionet e reja, prokuroria speciale po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, por këta të parët kanë më shumë rëndësi se të tjerët, sic nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama tha se qeveria do tërhiqet nga pasaportat e arta, por jo nga amnistia fiskale.

“Kemi folur për konvergjencën ekonomike. BE të bëjë një hap përpara me afrimin. Në aspektin financiar, Ballkani nuk mund të bëjë para me këto gjendje që është. Dallimi, hendeku është marramendës. BP nuk e përballon dot këtë hendek në kushtet kur jemi të sfiduar kur vendet e mëdha marrin njerëz dhe i paguajnë.

E kemi pezulluar procesin e pasaportave të arta derisa të qartësohet në BE. Ka një çështje në Gjykatën Evropiane. Nuk e shpikëm ne. Nuk e nxjerrim në tavolinë pa vendosur gjykata. Po e miratuan ata, ok. Folëm për amnistinë fiskale, do të vazhdojmë punë me ekspertët. Nuk heqim dorë sepse kjo nuk është gjë e mirë, kemi arsyet tona pse themi se është gjëja e duhur për Shqipërinë. Faleminderit për ekspertizën”, deklaroi ai.

Etiketa: Kryesore1Ramareforma

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para

SQARIM: ICTS LAB s'ka lidhje me tenderin për Qendrën e Inovacionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com