GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rama nuk ndalet/ FSHZH i jep 6 mld lekë nga fondet e shqiptarëve për të ndërtuar pistën e Formula 1 në Elbasan

në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama nuk ndalet/ FSHZH i jep 6 mld lekë nga fondet e shqiptarëve për të ndërtuar pistën e Formula 1 në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Një ëndërr e shumëpritur” e ka quajtur Taulant Balla planin për ndërtimin e pistës Formual 1, gjatë kohës që ishte deputet i këtij qarku. Balla me Ramën e hodhën idenë mbi projektin “Auto-Moto Park”, ndërsa Blendi Gonxhe dhe Dritan Agolli po e bitisin. Disa herë Rama është pyetur nga gazetarët në konferenca se pse nuk i shtynë për një kohë tjetër projekte të tilla luksi, por s’ka dhënë sqarime. “Përgjigjen” po e jep Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Me datë 3 tetor ai ka hapur në Agjencinë  e Prokurimeve një tender për të nisur punimet për “Auto-Moto Park”.

 

Sipas dokumenteve të publikuara, në garë kanë marrë pjesë 12 kompani, por fituese është shpallur “ALB-BUILDING” shpk. Të gjitha të tjerat janë skualifikuar. “ALB-BUILDING” shpk është shpallur fituese megjithëse 3 kompani të tjera kanë paraqitur oferta më të lira. Por, Agolli është mësuar që porositë e Ramës t’i çojë në vend.

“Ky projekt do të përmbaje një  pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta”, ka deklaruar Rama disa muaj më parë. Por, duke thurur këtë propagandë ka fshehur nga shqiptarët shpenzimet që do të bëhen për këtë projekt dhe kontratat abuzive.

 

Kush është kompania fituese

“ALB-BUILDING” shpk njihet si një kompani që është përfshirë dhe herë të tjera në afera abuzimi për tenderët.  Me 18 korrik kjo kompani në pronësi të Odhise Breshës dhe Pëllumb Betës ka marrë 2 tendera pa garë nga Dritan Agolli i FSHZH. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore – paketa e rrëshqitjeve dhe mbrotjeve”. Vlera e tenderit është 416.666.666 lekë pa TVSH.  Sipas dokumenteve, oferta më e ulët ishte e firmës “Glavenica” me vlerë 287,872,300 lekë pa tvsh. Ndërkohë, firma fituese, “ALB-BUILDING” ofroi 298,225,490 lekë pa tvsh. Pra, rreth 100 mijë euro më shumë.

Ndërkohë, të kalojmë te procedura e dytë, ku fitues është sërish firma “ALB Building”. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale, ndërhyrje të urave dhe nyjeve lidhëse”. Vlera e këtij tenderi ishte plot 258.333 .333 lekë pa TVSH. Oferta më e ulët ishte e firmës “Shendelli”, e cila propozoi 178.864,.200 lekë pa TVSH. Ndërkohë, firma fituese “Alb-Building”, ofroi 197.191.575 lekë pa TVSH. Pra, rreth 200 mijë euro më shumë se oferta fituese. Ose, 10 % e fondit të akorduar.

Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë edhe me Ergys Verdhon, pasi ky i fundit i ka dhënë fondin 5 miliardë lekë për Ndërtimin e rrugës te mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij. Ndonëse ka patur kompani që kanë ofruar gati 5 miliardë lekë më pak, Ergys Verdho për habinë e të gjithëve ka shpallur fitues kompaninë “ALB BUILDING”. “Gysi” do t’i japë pronarëve të kësaj kompanie plot 14 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e mbikalimit të TEG-ut.

ALB-BUILDING pasurohet me guroren në Fier

Sikur treguam më lart Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta fitojnë tenderë nga kontrata gjigante, por një vendim i dhënë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka hapur kësaj kompanie më shumë burime të përhershëm fitimesh. Bëhet fjalë për lejen e gërmimeve dhe punimeve në guroren e Fierit, zona nga e cila dy oligarkët kanë mbushur xhepat. Në vendimin e publikuar në faqen e AKM në dhjetor të vitit 2018 thuhet se, kompania ALB-Building do të lejohet për frytëzimin e grupeve minerale ndërtimore Gurë Gëlqeror, objekti “POVEL”, Qarku Fier. Pra, paratë dhe pasuritë natyrore kryeministri i ka shpërndarë tek një grusht njerëzish.

 1.8 mln euro nga Gonxhe

Ky projekt do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR. Si kreu u institucionit përgjegjës, Gonxhe po bën plane të mbledhë sa më shumë para nga institucionet. Kështu pas FSHZH, ai ka caktuar dhe një fond prej 1.8 milionë eurosh që do të merret nga arka e Drejtorisë së përgjithshme rrugore. Në dokument thuhet se me datë 2 nëntor do të mbyllet kontrata dhe sapo të shpallet fituesi do të nisë menjëherë lëvrimi i fundit. Duke parë manovrat e bëra nga FSHZH gjasat janë që edhe për këtë kontratë fituese të jetë kompania e Odhise Breshës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: Dritan AgolliEdi RamaElbasanformula 1Gonxhekryesore2Odhise BreshaPellumb Betapista

Lajme të lidhura

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi
Sport

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26
Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Aktualitet

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:24 - 25/07/26
Para
Referendumi/ Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e rajoneve të aneksuara

Referendumi/ Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e rajoneve të aneksuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 24 Korrik 2025
Aktualitet

Rikthehen temperaturat përvëluese, meteorologia: Na pret një 10 ditësh shumë i nxehtë

09:50 - 28/07/26

Temperaturat ekstreme nisin që sot, duke shënuar fillimin e një vale të nxehti që pritet të zgjasë rreth 10 ditë...

Lexo më shumë
“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: A po përgatitet Edi Rama të largohet nga vendi?!

“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: A po përgatitet Edi Rama të largohet nga vendi?!

09:27 - 28/07/26
BBC: Si u bë Ekuadori porta e kokainës drejt Europës, lidhjet e bandave me mafien shqiptare

BBC: Si u bë Ekuadori porta e kokainës drejt Europës, lidhjet e bandave me mafien shqiptare

09:08 - 28/07/26
“Sy e veshë” nga Sllovenia, Egnatia luan nesër shanset për kualifikim në Champions League

Kërkohet një tjetër surprizë, Egnatia zbret sonte në fushë për sfidën ndaj Celjes në Champions League

08:49 - 28/07/26
Viti i ri universitar nis me ndryshime, ja se si do të zhvillohet mësimi në vijim

A vlen shkolla në Shqipëri? Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

08:30 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com