GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

17:15 - 28/09/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka mbetur ndoshta i befasuar nga ndryshimi i kursit patriotik në fjalorin e tij. Ai, për herë të parë kritikoi vendimin e Beogradit për të mbajtur zi kombëtare për paramilitarët që ushtruan dhunë dhe vranë një polic pranë Zveçanit. Ai shkoi edhe më tej duke shpallur se, qe një premierë në këtë dekadë të sundimit të tij, që Shqipëria po mbante një linjë të kundërt nga ajo e BE-së, e cila nuk e dënoi, sipas Ramës, me forcën e duhur këtë akt.

Në një shikim sipërfaqësor dhe të pavëmendshëm dukej sikur kryeministri ynë e kishte bërë ndarjen midis viktimave dhe agresorëve dhe ka vendosur të marrë anë në favor të të parëve.

Por, në fakt thelbi nuk është ashtu siç duket nga forma. Në konferencën e shtypit në kryeministri, ai nuk e fshehu dot çoroditjen e njerëzve që kanë diçka për të fshehur. Në qëndrimin e tij kishte një disproporcion absurd, mes goditjes së fortë që i bënte hallkës më të dobët në Bruksel, zëdhënësit të BE, dhe druajtjes për të etiketuar Vuçiçin si ideator të sulmit kriminal të 24 shtatorit. Aty kishte inkoherenca qesharake. Kur BIRN e pyeti nëse ishte i gatshëm të negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kjo qe e pamundur, pasi si kryeministër i Shqipërisë e konsideronte veten palë. Ama kur iu desh të përgjigjej nëse ia kishte treguar propozimin e vet për asocacion, Prishtinës dhe Beogradit, ai u mbrojt duke argumentauar se kishte paraqitur një propozim mbi palët. Ai pohoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë që ndodhi në Banjskë do i vazhdonte takimet bilaterale me Vuçiçin, ndërkohë që për një gjë shumë më të papërfillshme sesa kaq, ai anulloi mbledhjet mes dy qeverive me Kurtin.

E gjithë kjo çoroditje dhe ky varg inkoherencash rridhte nga dyzimi për të bërë bashkë dy gjëra të pamundura: fjalorin prej burri patriot, me legenllëkun prej vasali të Vuçiçit. Sepse këtë 28 shtator, Edi Rama ka lëshuar nga goja një propozim që do të mbahet mend gjatë si një thikë pas shpine për Kosovën e që deri më tani nuk ka guxuar ta artikulojë asnjë politikan i lartë shqiptar. Ai propozoi që trupat ndërkombëtare të KFOR-it të merrnin nën kontroll veriun, një territor me shumicë serbe, po që gjendet në sovranitetin ekskluziv të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e rihap diskutimin për veriun, që dikur Rama bëri plane për të trajtuar si një territor të shkëmbyeshëm dhe shpie ujë në mullirin e të gjithë kritikëve të Albin Kurtit, që e akuzojnë atë se e ka këtë pjesë jashtë kontrollit. Por, më e bukura e kësaj lajthitje të kryeministrit ishte se vetëm pak kohë më parë ai mendonte krejt ndryshe. Me një profesionalizëm të lavdërueshëm për memorien dhe shpejtësinë e reagimit, gazetarja e A2 CNN, Fiorela Beleshi, i kujtoi se jo më larg se 19 Qershori i këtij viti, Rama pati shkruar se vendosja e KFOR-it në Veri do të thoshte humbje e kontrollit të shtetit mbi territorin.

Pra a po kërkonte Rama me propozimin e tanishëm të sanksiononte tkurrjen e kufijve të Kosovës? Pse ky ndryshim radikal vetëm në tre muaj? Çfarë e justifikonte këtë piruetë, që nëse nuk ishte idiote, mund të quhej me plot gojën e poshtër?

Ata që i hedhin një sy mediave të Beogradit e kanë përgjigjen. Propozimin 180 gradë të ndryshëm me atë që mendonte dikur, kryeministri e bëri pasi të njëjtën gjë e artikuloi një ditë më parë Vuçiçi. Pra ai s’po bënte as më pak e as më shumë sesa papagallin e presidentit serb. Prandaj, për të kamufluar me sa mundej këtë akt që do të ishte i turpshëm për çdo njeri normal, ai u rek ta kamuflojë atë me një gjuhë të rënduar patriotike. Kritikat për mbajtjen e zisë në Beograd dhe shpallja gjoja e ndarjes nga linja e BE-së, ishin maskimi formal për t’u bashkuar në thelb me të njëjtën linjë si Serbia. /Lapsi.al/

Etiketa: bushatiRamaVucic

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
NATO ndihmë 2.53 miliardë dollarë për Ukrainën

NATO ndihmë 2.53 miliardë dollarë për Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Lexo më shumë
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com