Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë. Pas karrigeve dhe stolave të vendosur në ditët e mëparshme, Rama ka nxjerrë sërish një tavolinë të madhe prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”.
Tavolina prej guri vjen pas episodeve të mëparshme, kur ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë u larguan ose u dëmtuan nga protestuesit.
Studentët prej dy javësh refuzojnë ftesën e kryeministrit për dialog, pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, vendosja sërish e tavolinës prej guri përpara Kryeministrisë shihet si një veprim që mund të shtojë tensionet dhe të revoltojë më shumë studentët.










Discussion about this post