GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shuplakë ndërkombëtare për Ramën: Nuk keni pse e duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuplakë ndërkombëtare për Ramën: Nuk keni pse e duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e ditës së 30-të para Kryeministrisë mori dje një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

Gjashtë eurodeputetë iu bashkuan qytetarëve në shesh, duke përcjellë mesazhe të forta kundër korrupsionit, shkatërrimit të natyrës dhe arrogancës së pushtetit.

Një nga fjalimet më të forta ishte ai i zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, i cili u shfaq me qeleshe në kokë dhe kujtoi rrëzimin e diktatorit rumun, Nikolae Çaushesku.

“Mirëmbrëma Shqipëri! Jam zëvendëspresident i Parlamentit Europian, por jam biri i një bariu që ka rritur dele në Rumani. Këtu ndihem si në shtëpi, sepse Shqipëria është kombi ynë motër. Isha vetëm 9 vjeç kur pashë Çausheskun të binte nga pushteti. Juve ju desh të prisnit edhe pak që të binte Enver Hoxha. Por sot nuk keni pse të duroni më asnjë formë diktature. Mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion!”, tha ai.

Mesazhe të forta përcolli edhe eurodeputetja Christina Guarda, e cila tha se shqiptarët po mbrojnë tokën dhe të drejtat e tyre, ndërsa iu drejtua Ramës me një ironi për përuljen ndaj Giorgia Melonit.

“Kam një imazh, kryeministrin duke iu përulur kryeministres sime. Nuk hyhet në Europë duke u përulur, duke i shërbyer askujt. Hyhet me kokën lart, duke e ditur se e meriton. Jam me ju, Shqipëri”, tha ajo.

Eurodeputetja Anna Strolenberg deklaroi se kërkesat e qytetarëve janë vlera europiane.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Shqipëria duhet të shkojë në BE, por Edi Rama duhet të dëgjojë”, tha ajo.

Bashkëkryetarja e të Gjelbërve Europianë, Vula Tsetsi, theksoi se Shqipëria nuk mund të shkojë drejt BE-së duke shitur pasuritë e saj.

“Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. 90% prej jush besoni në projektin e BE-së dhe këtë duam ta nderojmë. Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, deklaroi ajo.

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus tha se do ta çojë zërin e protestuesve në Bruksel dhe zbuloi se ka marrë email nga Edi Rama për të mos votuar një amendament në Parlamentin Europian.

“Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament, sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu. Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel”, tha Paulus.

Ndërsa eurodeputetja holandeze Tineke Strik garantoi se zëri i protestuesve do të dëgjohet në institucionet europiane.

“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të shprehet edhe në Bruksel. Do të luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi ajo.

Prania e gjashtë eurodeputetëve në protestë u prit me duartrokitje nga qytetarët, ndërsa mesazhi kryesor i tyre ishte i përbashkët: Shqipëria duhet të shkojë drejt Europës me demokraci, jo me korrupsion; me qytetarët, jo me oligarkët; me natyrën e mbrojtur, jo me pasuritë e shitura.

 

Etiketa: Kryesore1nderkombetareRamashuplake

Lajme të lidhura

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni
Aktualitet

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

18:08 - 25/09/26
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aktualitet

Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

17:56 - 25/09/26
Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat
Aktualitet

Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

17:24 - 25/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni
Aktualitet

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

18:08 - 25/09/26

Është përcaktuar me short anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë. Pas...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

17:56 - 25/09/26
Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

17:47 - 25/09/26
Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

17:24 - 25/09/26
Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

17:07 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com