GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama, sot zyrtarisht Sulltan i shqiptarëve!

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, sot zyrtarisht Sulltan i shqiptarëve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Editorial nga Gijotina.com 

Pavarësisht faktit që i dridhet timbri vokal kur dëgjon inceneratorë apo bana-king, edhe pse s’ka folur ende as një gërmë për kërcitjet e kallashit në bandat që asgjësojnë njëra-tjetrën para syve të Gledisit, sot i gjithëpushtetshmi merr edhe ishullin e fundit të mbetur në këtë vend: Presidentin e Republikës. Shteti sot është tërësisht nën komandën qendrore të kingut të Surrelit! Që mos iu duket aspak habi, shumë shpejt do të dëgjoni ndonjë propozim që Surreli të shpallet Zonë e lirë, e më pas pse jo, edhe kryeqytet…
Hyrja në zyrë sot e presidentit të Ramës dhe mbyllja e stuhisë Meta ka definuar tërësisht të gjitha pushtetet në duart e piktorit që vuri para doktorin e shtangistin. Tashmë i ka të tëra të tëra, të tëra! Hall për të është çfarë nuk ka… Natyrisht i ka mbetur edhe futbolli, por atë histori e ka lënë se, janë dallgë të mëdha me topin. Dhe i bie autogol pastaj.
Sot Meta ikën në Lalz nga Presidenca si qytetar. Institucionin e merr shef Baromi, ose më saktë preferenca e Surrelasit që tashmë ka lojën e shahut përpara si dikur Toto Riina kur asgjësonte krerët e shtetit e të drejtësisë. Tashmë Ed Rama prej sot ka tagrin të kontrollojë tërësisht dhe gjithçka në këtë vend. Ka mbetur vetëm opozita. E shkërdhyer edhe ajo në njëqind anë dhe me doktorin që se lënë rehat e që nuk është dorëzuar ende.
Kushtetuta sot dorëzohet fiktivisht te Bagaj, por faktikisht është te Rama që prej 4 qershorit. Të gjitha arteriet e këtij shteti janë në pulsantët e surrelasit që përballë ka vetëm… asgjënë. Meta pritet të shndërrohet nga garant i Kushtetutës në garant të opozitës. Një kauzë i bashkon me doktorin, ani pse kohët e fundit qasjet publike të kreut të shtetit në ikje, kanë lëshuar indicie dashurie në rikthim.
Kishte dhe ka gjithçka. Sot mori ne inventarizim edhe Presidencën e Republikës. Çfarë i ka mbetur? Asgjësimi i Saliut, aneksimi i Metës dhe riformatimi i hartës narko-kriminale. Këtë të fundit e ka pak merak por po e bluan…

Etiketa: kryesore2op-ed

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Zyrtarisht president, Begaj me mesazhe të qarta politike: Ja çfarë pres nga opozita!

Fjala e plotë e presidentit Bajram Begaj: Nuk toleroj askënd që vendos interesat politike mbi kombin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja...

Lexo më shumë
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:35 - 06/11/26
Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

10:52 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com