GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama sulmon hapur Dritan Lelin: Drejtuesi i Vlorës fle gjumë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sulmon hapur Dritan Lelin: Drejtuesi i Vlorës fle gjumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashkiakët për të listuar disa objektiva pas hapjes së negociatave. Rama vlerësoi drejtimin e kryebashkiakëve duke i kategorizuar ata në shembullore, të mira dhe problematike.

Ai vlerësoi maksimalisht kryetarin e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ndërsa nuk la pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ai fle gjumë pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

“Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë. Janë një e përpjetë me kërkesa shumë strikte dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik. Qoftë si i zgjedhur apo i besuar në administratën shtetërore. Qeverisje vendore janë bashkitë dhe njësitë administrative që janë Partia Socialiste e Shqipërisë sepse jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin. Nuk është uniforme në aspektin e cilësisë. Kemi bashki që janë shembullore dhe bashki që janë të mira dhe disa bashki që janë problematike. Të qenit problematike për PS do të thotë të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Në të gjitha fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS drejton Lezhën po të shikojmë nivelin e higjenës në plazh dhe nivelin e kënaqësisë që kanë ata që pushojnë në atë vijë bregdetare për shkak të punës së bashkisë. Të tillë shembuj ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të drejtimit dhe punës sistematike janë shembuj pozitivë që nga shembulli i Cërrikut që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë si e lënë pas dore. Lidershipi ka bërë diferencë. Kemi bashkinë e Belshit që vazhdon të jetë një bashki shembullore. Ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë që kush i ka çuar atje dhe pse i ka çuar atje. Nuk është sa herë njerëzit i kanë besuar. Kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në Elbasan të cilat nuk janë bashki që kanë pasur ndonjë avantazh. Sepse nivelin e pagesës së taksave e kanë shumë modest. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë atë potencial që ka”, u shpreh Rama.

Etiketa: IntegrimiKryesore1leliRama

Lajme të lidhura

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht
Breaking Views

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!
Breaking Views

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26
Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama
Breaking Views

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

08:30 - 08/11/26
Para
Ra zjarr gjatë natës/ Flakët dëmtojnë dy linja të furnizimit me energji, pa drita Shëngjini (Video)

Ra zjarr gjatë natës/ Flakët dëmtojnë dy linja të furnizimit me energji, pa drita Shëngjini (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit
Aktualitet

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26

Shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm janë ngritur në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr....

Lexo më shumë
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26
Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro

Pas 5 vjetëve hetime, Prokuroria e Fierit çon në gjyq pronarin e një kompanie për evazion 1 MLN Euro

10:56 - 08/11/26
Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com