GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmon sërish Albin Kurtin: Ne nuk përfshihemi në zgjedhjet e fqinjit

13:27 - 02/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzoi Ramën në samitin e Diasporës, zëdhënësi i Kurtit: Kishte angazhime…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu rikthye sulmeve ndaj Albin Kurtit këtë të enjte, gjatë një fjalimi të mbajtur në Bashkinë Tiranë me rastin e ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tiranës” – Ali Ahmetit, nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit.

Edhe pse nuk e përmendi Kurtin nominalisht, Rama foli për “ndërhyrje në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut”, gjë për të cilin vetë Ali Ahmeti ka akuzuar kryeministrin e Kosovës.

Pasi foli me superlativa për kreun e BDI-së, Rama shtoi se “nuk dua në asnjë mënyrë, që një shprehje e plotë e opinionit tim sot, të lexohet si ndërhyrje në fushatën zgjedhore të vendit fqinj, ku ne nuk kemi asnjë qëllim që të ndikojmë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi”.

“Qoftë edhe të shqiptarëve, të cilëve u them që vetëm të shohin interesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që sot është më shumë se kurrë, edhe e tyrja, krah për krah me bashkëqytetarët e tyre maqedonas, e të gjitha minoritetet që jetojnë atje, e ta mbrojnë republikën e tyre ashtu si edhe pozicionin e tyre si shqiptarë nga ndikime të jashtme, që synojnë gjërat që nuk kanë asnjë lloj lidhje me stabilitetin dhe mirëqenien e shtetit fqinj, e që në asnjë rast, nuk mund tu sjellin shqiptarëve asgjë më të mirë se çfarë kanë arritur, por mund tu sjellin atyre dëme mbi atë se çfarë kanë arritur”, vazhdoi ai.

“Ali Ahmetit pa diskutim mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë, më shumë nga kushdo që është në pushtet, edhe pse Ali Ahmeti nuk është ulur kurrë në një karrige zyre, përveç atij kolltuku të vjetër të selisë së partisë së tij, pa dyshim që i takojnë atij në radhë të parë sulmet dhe kritikat jashtë rreshtave të partisë së shumicës shqiptare që ai udhëheq.

Por, ka një gjë që nuk e luan dot as topi, kur themi në shqiptarë, që është se historia do ta thotë me zë edhe më të fortë se sa kushdo sot dhe që është se, atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin, për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj dhe për ngritjen lartë të shqiptarëve në sytë e krejt botës, të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur, ta marrim si një mësim, nga një shqiptar nga më të mirët”, shtoi Rama.

Gjatë fushatës së fundit elektorale në Maqedoninë e Veriut, Kurti mbështeti opozitën, ndërsa BDI e drejtua nga Ali Ahmeti u reshtua krah qeverisë.

Etiketa: Albin KurtiAli AhmetiEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Dhjetori 2024 ‘gllabëroi’ buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit
Aktualitet

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme

08:33 - 06/03/26
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale
Aktualitet

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

08:14 - 06/03/26
Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26
Para
Veliaj në SPAK/ Ambasadori i BE-së: Të eliminohet plotësisht korrupsioni

Veliaj në SPAK/ Ambasadori i BE-së: Të eliminohet plotësisht korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi për Presidentin/ Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosovë & Rajon

Ngërçi për Presidentin/ Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një konferencë për media, Osmani ka thënë...

Lexo më shumë
Dhjetori 2024 ‘gllabëroi’ buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme

08:33 - 06/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:17 - 06/03/26
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

08:14 - 06/03/26
Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

08:10 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com