GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama takohet me drejtuesen e TikTok-ut për Europën: Do ta rihapim në një kohë sa më të arsyeshme

15:06 - 21/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama takohet me drejtuesen e TikTok-ut për Europën: Do ta rihapim në një kohë sa më të arsyeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pamundur për të qenë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President, Edi Rama ka qenë në Davos prej ditës së djeshme, ku edhe ka takuar një drejtuese të lartë të TIkTok, platformën për të cilën paqartësia në Shqipëri tashmë është e madhe.

Rama shpërndau foto nga takimi me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTok për Europën.
Kryeministri thotë se ka diskutuar me të shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në Shqipëri, ndërsa zbulon se kanë vendosur disa piketa bashkëpunimi në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por me të gjitha garancitë e nevojshme.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama në Facebook.

Dy arsye janë komentuar gjerazi se pse Rama po merr vendimin ekstrem të mbylljes së TikTok për një vit. E para është se dëshiron të mbyllë një platformë që i bën lehtë jehonë zërave opozitarë, ndryshe nga Facebook dhe Instagram. E dyta është se ai kërkonte të tërhiqte vëmendjen e presidentit të ri amerikan Donald Trump, i cili më parë kërkonte mbylljen e TikTok, si një kompani kineze që kompromentonte të dhënat e përdoruesve amerikanë.

Por javët e fundit situata ka ndryshuar plotësisht. Në një kohë kur mbyllja e TikTok nuk është më veprimi më ekzotik i mundshëm, pasi Donald Trump ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur ta mbajë hapur TikTok-un në SHBA, madje edhe përkundër vendimit të gjyqësorit amerikan për ta mbyllur, nëse do të marrim të mirëqenë angazhimin e Ramës për ta mbyllur TikTok për të tërhequr vëmendjen e Trump, ky veprim i Ramës po ngjan gjithnjë e më shumë si një bast i vënë keq

Vitin e kaluar, pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari pranë shkollës nga një bashkëmoshatar, dhe pas një konsultimi me prindër e mësues në të gjithë vendin, qeveria vendosi të mbyllë aksesin në TikTok për Shqipërinë, por vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi.

Vendimi i Ramës për të mbyllur rrjetin social Tik Tok për të gjithë përdoruesit, ështe rasti i vetëm në Europë, por edhe në botë, përjashtuar Afganistanin dhe Pakistanin, ku disa shtete kanë vendosur për bllokimin e kësaj platforme, por vetëm për zyrtarët.

Ndërsa kreu shqiptar mbylljen e kësaj platforme e argumentoi me dhunën që po përcillet, pavarësisht se në Shqipëri dhuna dhe krimi nuk ndalen jo për faj të Tik Tok, por nga krimi i organizuar që është shtrirë deri në segmentet e larta të policisë dhe shtetit.

Por tashmë të gjithë e dinë se nuk ka faj Tik Tok për drogën që po përmbyt vendin, për vrasjet mes grupeve kriminale, apo vjedhjet dhe abuzimet pa fund të ministrave, kryebashkiakëve dhe shumë të tjerë, një pjesë e të cilëve janë edhe prapa hekurave.

Etiketa: RamaTik tok

Lajme të lidhura

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit
Aktualitet

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)
Aktualitet

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
Para
U dënua me 2 vite burg nga GJKKO, ish-kryebashkiakja e Patosit ‘vuan’ dënimin në plazhet e Meksikës

U dënua me 2 vite burg nga GJKKO, ish-kryebashkiakja e Patosit 'vuan' dënimin në plazhet e Meksikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit
Aktualitet

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në kompleksin “Equos Resort”, ku po ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive...

Lexo më shumë
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com