GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama tallet me Kurtin dhe Konjufcën: Unë flisja, Glauku qeshte, Albini është në hallin e tij. E njihni Oso Kukën?

17:19 - 07/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tallet me Kurtin dhe Konjufcën: Unë flisja, Glauku qeshte, Albini është në hallin e tij. E njihni Oso Kukën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të komentojë vizitën e një dite më parë në Prishtinë, ku nuk u prit në takim nga homologu Albin Kurti.

Megjithëse ndodhej në Podgoricë, Rama tha se Albini ndodhet në hallin e tij dhe duhet respektuar.

Referuar takimit me Glanuk Konjufcën, kryeparlamentarin e Kosovës, Rama tha se “në takimin me të kalova mirë, nuk mund të ankohem për lëndim. Unë nga takimi dola pozitiv. Se përse ai tha gjëra të tjera jashtë dhe të tjera brenda duhet të pyesni Glaukun, ose Albinin që nuk ishte në takim”.

I pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, Kryeministri tha se me Glaukun kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit.

“Glauk s’di fare se çfarë është drafti, por di se çfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin. Së kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini”, u shpreh Rama.

Në vijim ai shtoi se ka bërë çmos deri në minutën e fundit të takohet me kryeministrin e Kosovës, por shtoi se ai është në një tjetër botë në këtë moment.

“Albini nuk është në botën time dhe e respektoj.  Unë thjesht mendoj që kjo bota ku jam unë, është më e madhe, janë të gjithë partnerët dhe Albini është shkëputur. Por respekt ,secili duhet respektuar në hallin ku është. Sa i përket takimit të Tiranës unë kam për detyrë ta ftoj dhe jo ta sjell. E përfytyroni ta marr unë mëzor Albinin në Tiranë se çfarë bëhet. Takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë nuk ka, por nuk e përjashtoj që mund të mos vij”, tha Rama.

E në vijim, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama tha “e njihni Oso Kukën ju në Mal të Zi, apo jo? Nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur jemi në kohën e inteligjencës artificiale”.

 

Etiketa: deklaratakONJUFCAKryesore1KurtiRama

Lajme të lidhura

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Edhe kjo ndodhi! Suedia u “gjen punë” sorrave

Edhe kjo ndodhi! Suedia u “gjen punë” sorrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com