GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar tentativën e qeverisë Rama për të kaluar pr/buxhetin 2027 dhe paketën fiskale pa transparencë dhe debat parlamentar, duke i mohuar opozitës të drejtën për shqyrtimin e dokumentacionit.

Në këto kushte Grupi Parlamnetar I PD-së njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku ministri i Financave është parashikuar të prezantojë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.

Njoftim për Shtyp i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Sot, në orën 08:30, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku ministri i Financave, është parashikuar të prezantojë projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.

Duam të sqaroj publikisht arsyet përse grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë mbledhje.

Në momentin e njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet.

As projektligjet, as relacionet shpjeguese, as dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të kësaj rëndësie.

Pra, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren të dëgjojnë ministrin e Financave të flasë për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, ta studiojnë apo ta analizojnë.

Dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti i një vendi demokratik.

Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë. Deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave.

Detyra jonë kushtetuese është të shqyrtojmë, të kontrollojmë, të kërkojmë llogari dhe të vendosim mbi përdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë.

Për më tepër, mbledhja është njoftuar vetëm pasditen e djeshme, për t’u zhvilluar sot në mëngjes.

Neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit përcakton shprehimisht se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.

Ky rregull nuk mund të shpërfillet sipas dëshirës së Kryetarit të Kuvendit.

Aq më pak kur bëhet fjalë për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit.

Buxheti i shtetit nuk është një dokument formal. Ai përcakton se sa para do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si do të shpenzohen ato, cilat sektorë do të financohen dhe cilat do të jenë prioritetet reale të qeverisë.

Prandaj, shqyrtimi i tij kërkon transparencë, dokumentacion të plotë, kohë të mjaftueshme dhe debat parlamentar.

Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion. Dhe nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën.

Në vlerësimin tonë, mënyra se si është organizuar kjo mbledhje ngre dyshimin e arsyeshëm se qëllimi nuk është një diskutim serioz për financat publike, por krijimi i një aktiviteti propagandistik të qeverisë.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike që po përjeton vendi.

Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.

Ne nuk pranojmë që institucioni i Parlamentit të përdoret për të prodhuar një fasadë normaliteti, ndërkohë që rregullat e funksionimit të tij nuk respektohen.

Duam të jemi shumë të qartë.

Opozita nuk po refuzon diskutimin e buxhetit. Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja.

Ne kërkojmë që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve.

Kërkojmë që Konferenca e Kryetarëve të thirret duke respektuar Rregulloren dhe të sigurohet një kalendar real shqyrtimi, me kohë të mjaftueshme për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente.

Kërkojmë që procesi të jetë transparent për publikun, sepse buxheti nuk i përket as qeverisë dhe as shumicës parlamentare.

Buxheti i përket qytetarëve shqiptarë.

Dhe së fundi, dua t’i drejtohem Kryetarit të Kuvendit.

Detyra e tij nuk është të organizojë axhendën e ministrave, por të garantojë të drejtat e të gjithë deputetëve dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Respektimi i ligjit dhe i procedurave parlamentare nuk është një favor që shumica i bën opozitës. Është detyrimi më elementar i çdo institucioni.

Për këto arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Sepse qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë.

Etiketa: buxhetDebatKryesore1PD

Lajme të lidhura

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit
Aktualitet

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

09:20 - 29/10/26
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë
Aktualitet

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Plumbat e gomës kundër protestuesve e gazetarëve, shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës

08:00 - 29/10/26
Para
Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit

Gjoba deri në 5 milionë lekë, "The Guardian": Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit
Aktualitet

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

09:20 - 29/10/26

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ashpërsuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta që shndërrohen në të dhunshme ka tërhequr vëmendjen...

Lexo më shumë
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

08:59 - 29/10/26
Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

08:40 - 29/10/26
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com