GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama thirrje opozitës për reformat, Bardhi: Nuk i përgjigjem asnjë ftesë të Ramës…

16:09 - 08/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama thirrje opozitës për reformat, Bardhi: Nuk i përgjigjem asnjë ftesë të Ramës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një projekt-rezolutë që lufton korrupsionin, thellon reformat për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, etj.

Në lidhje me këtë propozim të Ramës, Bardhi tha se nuk mund të ketë përgjigje nga opozita për diçka që nuk e ka parë.

“Nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD”, theksoi ai.

“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. Kur të jetë pjese e axhendës së Parlamentit pa diskutim që do keni përgjigjen tonë. Është folur që do ngrihet një komisionin i posaçëm, ne nuk e dimë se çfarë është ky komisioni i posaçëm. Nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk është ende në procedura parlamentare, që grupi ynë nuk e ka pare dhe vlerësuar, dhe sigurisht nuk mund te ketë një qëndrim. Nuk mbajmë qëndrimet për retorika politike, mbajmë qëndrime mbi iniciativa në Kuvend. Meqenëse Rama foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite në opozitë, sa i takon ecurisë së Shqipërisë në integrimin drejt BE, Shqipëria nuk ka patur”, u shpreh Bardhi.

Lidhur me situatën në vend, Bardhi tha se përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë, do të mund të kryhej nëse do të formohej një qeveria teknike, që do te krijonte edhe një proces zgjedhor të drejtë.

“Qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për ti krijuar barazi palëve në një proce zgjedhor do të ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve të përfshira në proces zgjedhor”, u shpreh ai.

 

 

Etiketa: BardhifteseRama

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Para
Nga 1 shkurti ky vend do të ulë çmimet e 400 artikujve ushqimorë

Inflacioni zbret, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com