GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama tregon prapaskenën kur u informua për largimin e Ruçit nga politika

17:03 - 12/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tregon prapaskenën kur u informua për largimin e Ruçit nga politika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer momentin kur Gramoz Ruçi i tregoi për vendimin që kishte marrë për largimin nga politika pas 30 viteve aktive në Partinë Socialiste.

“Një falënderim  të fundit për shokun tim të vjetër të armëve, që këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes sime të vogël në gëzime, dhe hidhërime dhe në të tëra vitet e kësaj rruge ka qenë përditë një hije e kujdesshme në krahun tim, Gramoz Ruci.

Nuk dua t’jua fsheh në fundin atyre takimeve të panumërta kokë më kokë gjithë këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këputjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast dhe deri sot nuk e gjë dot si do të  mbushet boshllëku i një largimi të tillë.

Pa Gramozin do i kishim humbur me siguri disa nga ndeshjet më të bukura. E di që do të mbetet deri ditën e fundit timen në këtë detyrë këshilltari im më i bekuar. Merakun e kam te boshllëku i madh i një eksperience të pashoqe, që lë pas 30 vite.

Askush nuk është i pazëvedësueshëm, e di, por di që jo gjithkush është lehtësisht i zëvendësueshëm. I dashur Gramoz janë shumë vitet e punës që kemi ndarë dhe kjo e jona, nuk është punë në fakt, shumë më tepër, por që nga dita e zgjedhjes sime në krye të kësaj familje bëhen plot 16 vite që nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar më parë me ty.

Të jam mirënjohës që më ke mbështetur, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për cdo gabim që nuk më kë lënë të bëj. Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin, jashtë kësaj familje, Gramozin, dhe e dinë sic nuk është në fakt. Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetër, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë, që rri aty në majë të parlamentit si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, Instagram…

Askush, nuk e ka ditur apo të ja qajë hallin që e ka gjetur shokun Gramoz dy herë nga 15 vite nga dy kryetarë njëri më allasonj se tjetri, se cka hequr për të vendosur në vijë, organizata, fushata, asamble, kryesi, grupe e plotë kështu gjërash.

Sikur Fatos Nano të mosh kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vak, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership.

Unë të uroj labçe, të na rrosh sa malet shoku Gramoz” tha Edi Rama.

Lajme të lidhura

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26
Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…
Breaking Views

Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…

19:42 - 17/02/26
Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE
Breaking Views

Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE

19:32 - 17/02/26
Para
Arbentina Ismajli sjell imazhet e para të vajzës së saj

Arbentina Ismajli sjell imazhet e para të vajzës së saj

TË FUNDIT

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të mbajë foltoren e radhës në Berat, ditën e mërkurë. Dega e PD në...

Lexo më shumë
Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

23:17 - 17/02/26
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

22:57 - 17/02/26
“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

22:21 - 17/02/26
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com