GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama u betua për kokën e Lubisë”, Berisha: Balluku bëhet e penduar dhe hajde zëri besë asaj

13:22 - 17/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ku u prezantua nisma për ndryshimet ligjore, nëpërmjet së cilës tentohet të pengohet pezullimi i Ballukut dhe gjithë ministrave nga organet e drejtësisë.

Berisha shprehet se Belinda Balluku mund të bëhet e penduar e drejtësisë dhe të marrë me vetë edhe Edi Ramën.

Kreu i PD, aludon se tre dorëheqjet e Ballukut i ka sajuar vetë Edi Rama, pasi sipas Berishës në takimin në kryeministri me Ulsi Manjën dhe Engjëll Agacin, ajo ka refuzuar dorëheqjen.

“Dje doli dhe u betua për kokën e Lubisë, njëra ishte e gatshme të ngashërehej nga mallëngjimi, tjetri të betohej për kokën e saj. Cinizëm ekstrem. Ai thotë se Lubia dha tre herë dorëheqjen. Këtu zbuloi veten, nuk e lejoi se do ta marrë me vete. U faktua ajo që kemi thënë. E dimë që Lubia bëhet pentito dhe hajde zeri besë të penduarës Lubi. Ndaj ky tregon që ka dhënë dorëheqjen dhe ku nuk ka pranuar. Por në debatin 5 orësh në prani të Ulsiut dhe Agacit, ajo ka kundërshtuar preras me dhënien e dorëheqjes. Ai ka firmosur vetë ato dorëheqje vetëm për alibi dhe mashtrim.

Ai dje, sulmoi Gjermaninë dhe Danimarkën. Nuk jemi ne të krahasueshëm, tha.

Sigurisht që Gjermania është një vend dhjetëra herë më i zhvilluar dhe Danimarka po kështu. Po as në Gjermani, as në Danimarkë dhe në asnjë vend tjetër në planet ministri nuk ka të drejtë të vjedhë. Nuk ka të drejtë të mbrohet me ligj nga vjedhjet. Kjo nuk ka lidhje as me nivelet e zhvillimet dhe me asgjë tjetër. Si t’ia bëjmë atëherë? Meqenëse nuk jemi Gjermani dhe Danimarkë, ministrat tanë të vazhdojnë të vjedhin, kryeministri të vazhdojë të vjedhë. Turp i madh”, tha Berisha.

 

Etiketa: BallukuberishaRama

Lajme të lidhura

“Pse më parakalove?”/ Zbardhet ngjarja në Berat, i plagosuri shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër…
Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari

14:56 - 17/02/26
I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)
Aktualitet

I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

14:24 - 17/02/26
Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani
Aktualitet

Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

14:19 - 17/02/26
Para
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Pse më parakalove?”/ Zbardhet ngjarja në Berat, i plagosuri shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër…
Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari

14:56 - 17/02/26

Një 60-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Tiranë. Sipas asaj që raporton policia, shtetasi A. R. Dyshohet...

Lexo më shumë
‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

14:42 - 17/02/26
I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

14:24 - 17/02/26
Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

14:19 - 17/02/26
Mandat 4-vjeçar, Armand Duka fiton postin e rëndësishëm në FIFA

Infantino uron Dukën për rizgjedhjen: Kontributi juaj, i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Shqipëri

14:05 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com