GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama u kërkon falje shqiptarëve: Ndjesë për gabimet e mia të paqëllimshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama u kërkon falje shqiptarëve: Ndjesë për gabimet e mia të paqëllimshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE në Kryeministri, se duhet ngritur niveli i qeverisjes. Para të ftuarve, Rama falenderoi shqiptarët për besimin që i dhanë, teksa kërkoi ndjesë për gabimet, të cilat sipas tij tha se nuk janë bërë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të te tjerëve.

“Ngritja e flamurit të BE në institucionet tona do të thotë ngritje e kësaj lufte në një nivel tjetër. Ashtu siç do të thotë ngritje e nivelit të qeverisjes. Duke i falenderuar dhe mediat për punën e tyre të paçmuar, dua të shtoj se kjo fazë kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si mbrojtës të interesit publik dhe si punëmarrës. Prandaj ne duhet të reflektojmë mbi gabimet tona. Jam thellësisht i vetëdijshëm që flamuri europian i ëndrrave dhe shpresave shqiptare që do e ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e vendos mbi qeverinë e posaçërisht mbi qeverinë që unë drejtoj. Ne mund të jemi edhe problem, edhe zgjidhja për të gjithë. Na takon ne të jemi zgjidhja. Nuk do isha këtu sot nëse nuk do e kisha besuar që ditën e parë në politikë se Shqipëria bëhet. Ne mund dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise të jetojmë në dheun tonë përkon me një mundësi të artë: rrugëtimin në BE dhe nuk ngjan me asnjë udhëtim që shqiptarët kanë jetuar ne shekuj. Është një rrugëtim drejt lirisë, jo robërisë, drejt paqes dhe sigurisë, drejt shtetit modern jo vasalitetit apo nënshtrimit ndaj perandorisë. Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë ku ne kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj me përulësi të gjithë shqiptarët e shqiptaret që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, duke i siguruar se nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve. Kurrë s’kam qenë më i motivuar për të merituar besimin e tyre”, tha Rama.

Etiketa: faljeKryesore1Rama

Lajme të lidhura

91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Aktualitet

112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

08:13 - 19/09/26
Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë

08:03 - 19/09/26
“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26
Para
Aksion në Lezhë, droni zbulon parcelën me kanabis, në kërkim pronari

Kopsht me kanabis në Zallbastar/ Arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

FATF: Tregtia me shumicë po përdoret nga rrjetet kriminale për pastrimin e parave
Botë

FATF: Tregtia me shumicë po përdoret nga rrjetet kriminale për pastrimin e parave

09:53 - 19/09/26

Rrjete transnacionale të pastrimit profesional të parave po përdorin tregtinë me shumicë, tekstilet, logjistikën dhe shpërndarjen me pakicë për të...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:35 - 19/09/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

09:07 - 19/09/26
10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

08:50 - 19/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com