GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama vijon propagandën: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane

09:38 - 15/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama vijon propagandën: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse pretendimi se PS është e vetmja forcë politikë që mund të integrojë vendin në BE u rrëzua nga Bashkimi Euriopian, Rama vijon ta përdorë si retorikë politike para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij, vota masive për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, do të çojë në mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.

Ai ka pretenduar se ky hap do të ndihmojë në mbylljen e një historie të turpshme dhe do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe studiuar në vendet e Bashkimit Europian.

Rama ka shtuar se për të arritur këtë qëllim, PS ka nevojë për një mandat më të fortë se ato të mëparshmet, duke nënvizuar se një votë e bashkuar mund të çojë në realizimin e këtij plani, duke eliminuar diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe përmirësuar mundësitë për lëvizjen e lirë në Europë.

“Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë. Në pasaportë do të shtohet edhe Bashkimi Europian. Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së. Shqipëria do të ketë njerëzit e saj në administratën e Brukselit”, tha Rama në podkastin e tij “Flasim”, transmetuar në rrjetet e tij sociale këtë të shtunë.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Para
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Silvinjo publikon listën e lojtarëve

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Silvinjo publikon listën e lojtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com