GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandehma se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian është kthyer në një premtim kryesor elektoral të kreut të kësaj force politike, kryeministrit Edi Rama teksa zgjedhjet parlamentare afrohen.

Këtë retorikë, kreu i qeverisë e përsërit thuajse gjatë çdo komunikimi publik. “Po të humbasim këtë moment, rrezikojmë të shtyjmë ëndrrën europiane për një kohë të pacaktuar. Këto zgjedhje nuk janë thjesht politike, por kanë një peshë gjeopolitike,” theksoi Rama gjatë një takimi me strukturat një ditë më parë në Kavajë, duke hedhur tezën se nëse PS humbet pushtetin, rrezikohet e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Por sa real është kjo hipotezë? Aspak për kundërshtarët politik të kreut të qeverisë. Madje, sipas tyre, keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij ka ngadalësuar procesin. “Për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti,” thkesoi pak ditë më parë, Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE).

Edhe njohës së çështjes të integrimit shprehin bindjen se procesi në fakt nuk varet aspak nga një parti politike.

Kjo u konfirmua edhe këtë të enjte nga Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, e cila mbajti një konferencë për media nga kryeministria krah kreut të qeverisë, Edi Rama, gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë.

Ajo u pyet mbi pretendimet e Ramës nëse humbja e Partisë Socialiste do të ndikonte procesin e integrimit: Sa do të ndikojnë zgjedhjet në procesin teknik? Nëse do të ketë një rotacion politik, kemi dëgjuar kryeministrin që kjo mund të vonojë procesin, ju si e mendoni këtë?

Në përgjigje, zyrtarja e Bashkimit Europian u shpreh qartë se “nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE”, ndërsa shkrehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. “Për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju”, theksoi ajo.

“Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE, sepse do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është një proces i thellë dhe jam e sigurt që të gjitha ato reforma do të vijojnë dhe këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria, sepse i do Bashkimi Europian, por sepse ky është një proces shndërrues, transformues për Shqipërinë dhe janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të keni në të ardhmen, pra me zgjedhjet e ardhshme. por për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju” u përgjigj Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.

Një deklaratë që rrëzon tanimë edhe nga Bashkimi Eurpian propagandën e Ramës se vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në BE.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Marta KosPS

Lajme të lidhura

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin
Breaking Views

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera
Aktualitet

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Para
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt

Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje urgjente banorëve të largohen nga banesat, bizneset dhe ambientet e tjera...

Lexo më shumë
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

21:28 - 04/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

19:59 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com